Tre ministrat shqiptarë të Arsimit e shkruajnë shqipen me gabime drejtshkrimore (Foto)

Publikuar tek: politike, më 17:08 22-11-2015 Tre ministrat shqiptarë të Arsimit e shkruajnë shqipen me gabime drejtshkrimore (Foto)

Sot është 107-vjetori i mbajtjes së Kongresit të Alfabetit në Manastir, me këtë rast, tre ministrat e Arsimit, ai i Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, i kanë dhuruar Muzeut të Alfabetit Shqip një kopje të Rezolutës së Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe.

Megjithëse Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipr ka shumë pak lidhje me Kongresin e Alfabetit, ajo që bie në sy është se letra shoqëruese e tre ministrave të Arsimit bashkangjitur me këtë dhuratë është shkruar me grabime drejtshkrimore. Një rast është mungesa e  “-“ në mes të “107 vjetorit” si dhe hapësirat krejt të panevojshme përpara presjes.

thumbs_b_c_bed9477719fac5513e4ac3399ede4582.jpg

Muzeu i Alfabetit në Manastir, edhe pse tashmë ka një ndërtesë të re, shpesh është bërë pre e dhunës dhe goditjeve me gurë nga persona të paidentifikuar. Objektet e ekspozuara në të janë shumë të pakta, megjithatë tashmë stendave të muzeut i shtohet edhe kopja nga origjinali e me gabime drejtshkrimore e Rezolutës së Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe.

12285615_10154309183828765_283446600_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha, Nano, Meta e Majko, ja fotot e papublikuara me zyrtarët e lartë
Përmbytjet, Veliaj: I pyesim banorët, a keni shkuar ju te lumi apo ka ardhur lumi te ju? »
Article Logic
Execution time: 0.021947145462036
array(1) { ["section"]=> string(90) "tre-ministrat-shqiptare-te-arsimit-e-shkruajne-shqipen-me-gabime-drejtshkrimore-foto-26030" }