Tre të vdekur në festivalin muzikor "Hard", 9 në gjendje të rëndë

Publikuar tek: bota, më 23:31 01-08-2016 Tre të vdekur në festivalin muzikor

Tre persona janë transportuar me urgjencë në spital nga festivali HARD Summer Music, në Fontana të SHBA-ve, por kanë ndërruar jetë.

Nëntë persona të tjerë, kryesisht vajza dhe djem të rinj, janë transportuar për arsye mjekësore në spital dhe ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Mediat amerikane bëjnë me dije se identiteti i viktimave dhe shkaqet e vdekjes janë ende të paqarta. Dyshohet se në vdekje mund të ketë kontribuar moti i nxehtë, çka është bërë shkasë për dy vdekje të tjera edhe një vit më parë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025843143463135
array(1) { ["section"]=> string(68) "tre-te-vdekur-ne-festivalin-muzikor-hard-9-ne-gjendje-te-rende-48431" }