Tre thasë me drogë në depo, arrestohet në flagrancë vlonjati (VIDEO)

Publikuar tek: kulture-art, më 13:06 21-11-2017 Tre thasë me drogë në depo, arrestohet në flagrancë vlonjati (VIDEO)

Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin e një personi, pasi në depo pranë banesës së tij iu gjetën 5 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Në pranga ra 55-vjeçari me inicialet J.A, pasi u kap me 5 kg drogë.   

Arrestohet një shtetas, pasi është konstatuar me 5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa !

“Policia Vlorë ka vijuar punën lidhur me evidentimin e veprave të ndryshme penale dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore autorët kryerës së tyre, bazuar në këtë kuadër Strukturat Policore kundër narkotikëve në DVP.Vlorë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin J. A, 55 vjeç, banues në Brataj,Vlorë.

Këtij shtetasi i janë gjetur dhe sekuestruar nga policia në një depo pranë banesës tre thasë me material bimor në gjendje të thatë me lëndë narkotike Cannabis Sativa, me peshë 5 kilogram. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme proceduriale”, sqaron policia.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dita Ndërkombëtare e Televizionit, Dom Artur Jaku mesazh të fortë: Jepini zë të pafuqishmëve, mos u bëni autoparlant për gënjeshtrën
Mësuesi i letërsisë me 31 libra në qarkullim, Mihal Krimçe na dhuron buqetën letrare: Lëkurët e vjetra bien erë... »
Article Logic
Execution time: 0.011523008346558
array(1) { ["section"]=> string(72) "tre-thase-me-droge-ne-depo-arrestohet-ne-flagrance-vlonjati-video-100354" }