Tre veta rrahin në rrugë një 91-vjeçar, i marrin portofolin dhe unazën e floririt ( DETAJET )

Publikuar tek: aktualitet, më 12:15 11-07-2018 Tre veta rrahin në rrugë një 91-vjeçar, i marrin portofolin dhe unazën e floririt ( DETAJET ) Foto ilustruese

Policia ka finalizuar me sukses një operacion në qytetin e Korçës pasi ka marrë njoftimin se tre persona I kanë vjedhur me dhunë portofolin dhe një unazë floriri shtetasit H.F, 91 vjeç.

Sipas Policisë, tre personat me inicialet L.A 42 vjeç, F.H 64 vjeç dhe T.N 65 vjeç dyshohet se janë autorë dhe të disa vjedhjeve të tjera në disa qytete të vendit.

Mterialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprëbn penale “Vjedhja me dhunë, kryer në bashkëpunim”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet operacioni i koduar “Vizitorët”.

Vodhën me dhunë sendet me vlerë, një të moshuari në rrugë, arrestohen në flagrancë nga Policia tre autorët e dyshuar.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Vizitorët”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

· I.A, 42 vjeç, banues në Shkodër

· F.H, 64 vjeç, banues në Tiranë

· T. N, 65 vjeç, banues në Shkodër.

Arrestimi i tyre u bë pasi mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, si edhe falë veprimeve të mirëkoordinuara, në lagjen nr 3, Bulevard “Fan Noli” në Korçë, këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur me dhunë, portofolin dhe një unazë floriri shtetasit H.F, 91 vjeç, banues në Korçë.

Gjithashtu nga veprimet e mëtejshme proceduriale, dyshohet së këta shtetas mund të jenë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera të kryera me po të njëjtin mekanizëm, në disa qytete të tjera gjatë dy muajve të fundit, ngjarje për të cilat po punohet për t`i dokumentuar me fakte e prova ligjore.

Në cilësinë e provës materiale iu gjetën e sekuestruan :

Një automjet tip “BMË", tre aparate celularë, një shumë prej 35000 të dyshuara si të ardhura nga veprimtaria kriminale në fushën e vjedhjes me dhunë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “”, parashikuar nga nenet 139 e 25 të Kodit Penal.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nexhmije Pagarusha në spital, ja çfarë i ndodhi në shtëpi
Gjonaj në Komisionin e Ligjeve: Të miratohet ligji për Magjistraturën, është urgjencë »
Article Logic
Execution time: 0.019406080245972
array(1) { ["section"]=> string(95) "tre-veta-rrahin-ne-rruge-nje-91-vjecar-i-marrin-portofolin-dhe-unazen-e-floririt-detajet-127536" }