Tre vjet pa Dr. Florin, fjalët dhe foto prekëse e bashkëshortes për ish-këngëtarin e WSF

Publikuar tek: kulture-art, më 09:30 17-11-2017 Tre vjet pa Dr. Florin, fjalët dhe foto prekëse e bashkëshortes për ish-këngëtarin e WSF

Sot, tre vjet më parë opinioni publik u trondit nga lajmi se këngëtari i njohur i grupit “West Side family”, Dr. Flori nuk jeton më.

Ai u nda nga jeta në moshën 35-vjeçare duke lënë gruan dhe dy fëmijët e tij, një djalë dhe një vajzë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:00 të 17 nëntorit në shtëpinë e tij në Tiranë, në lulishten “1 Maji”, përballë “Ish-Ekspozitës”, kur bashkëshortja, Blerina, e kishte gjetur në gjendje të pakontrolluar dhe me vështirësi në frymëmarrje.

Më tej, ajo lajmëroi me telefon vëllain e “Doktor Florit”, Albanin, dhe të dy fillimisht e dërguan në ambulancë, ku iu injektua adrenalinë.

Gjatë transportit për në qendrën spitalore “Nënë Tereza”, ai ndërroi jetë dhe mbërriti i vdekur në spital, rreth orës 10.20. Policia nisi hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e vdekjes, ndërsa trupi i pajetë iu nënshtrua ekspertizës mjekoligjore. Mësohet se një problem i rëndë shëndetësor i djalit të Floran Kondit, kohët e fundit, kishte sjellë rëndim të gjendjes emocionale dhe psikologjike të këngëtarit, teksa për ta ndihmuar ai kishte vendosur të shiste shtëpinë.

Ndërkohë këtë mëngjes, bashkëshortja e tij, Blerina e kujton me këtë foto, ku Dr. Flori shfaqet me djalin e porsa ardhur në jetë dhe vajzën e madhe, Kaltrinën. “tre vjet pa babin”, shkruan Blerina, ndërsa komentet dhe ngushëllimet kanë qenë të shumta. 

 

dr_flori_copy.jpg

 

Karriera e Dr. Flori

Ish-anëtari i grupit ‘West Side Family’, baba i dy fëmijëve u bë i njohur me këngën “O çike çike", më pas ajo me titullin, 'Tirona' që u performua krah kryetarit të atëhershëm të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.Dr Flori ishe edhe kompozitor dhe autor i shumë këngëve. Në Festivalin e 51-të të këngës ai prezantua me këngën “Jam ti”.

Dr. Flori ishte një ndër tre anëtarët e rep grupit shqiptar të njohur me emrin Ëest Side Family. Rolandi, Miri dhe Flori, dikur shokë në një klase, më pas anëtarë të një prej grupeve më të njohura muzikore të Shqipërisë.Pas suksesit të madh me këngën hit ‘Mesazh’, shikohen në skenën e festivalit të “Këngëve të stinës”, por tashmë jo për të kënduar, por për të prezantuar. Ndërsa kënga më së shumti që bëri jehonë ishte “Tirona”, në të cilën ishte pjesëmarrës edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, tani kryeministër i Shqipërisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjuhëtarja tregon historinë e bariut të Artan Lames: Me shkencën keq puna, mbërritëm në pikën c’thotë Evropi për bariun tonë
Pëllumb Kulla reflekton pas sabotimit: Si nuk u festua 60 vjetori i estradës, historia e një brezi që la gjurmë të pashlyeshme »
Article Logic
Execution time: 0.054057121276855
array(1) { ["section"]=> string(92) "tre-vjet-pa-dr-florin-fjalet-dhe-foto-prekese-e-bashkeshortes-per-ish-kengetarin-e-wsf-99876" }