Tregoi sekretin e dobësimit, 32-vjeçarja bëhet milionere

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:51 09-05-2016 Tregoi sekretin e dobësimit, 32-vjeçarja bëhet milionere

Një nënë bën tashmë një jetë luksoze, ajo shpiku një dietë pasi lindi fëmijën e saj të dytë.

Nëna e 3 fëmijëve, Terri-Ann Nunns, 32-vjeç nga Doncaster, përdori elementë të dietave të ndryshme për të humbur peshë. Ajo postoi në rrjetet sociale foto të ndryshimit të saj nga 95 kilogramë në 54 kg.

Pas publikimit të fotove, mjaft nëna u bënë kurioze të dinin sekretin e 32-vjeçares.

Pas kërkesave të shumta ajo hapi një faqe internet për të gjithë të intersuarit dhe ka më shumë se 53 mijë anëtare dhe fiton më shumë se 500 mijë paund në vit.

“Është si një ëndërr. Është shumë bukur kur ke mundësi që të kujdesesh për fëmijët pa patur probleme. Ke mundësi që të vizitosh vende që nuk ke qenë më përpara. Gjithashtu, është e habitshme se kjo ndodhi vetëm nga dëshira për të humbur peshë”, ka thënë Terri Ann.

Suksesi i saj është i madh, pasi ajo nuk ka asnjë kualifikim në lidhje me dietat.

“Bëra kërkimet e mia në dieta të ndryshme dhe planifikova palestrën. Pas 5 muajsh kërkime, mora frymëzim dhe ide nga dietat që më pëlqyen. I vendosa së bashku dhe i ndava në ata që lejohen dhe nuk lejohen. Kështu unë humba rreth 44 kilogramë”, ka thënë 32 vjeçarja.

32_vjecarja123.jpg

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03019118309021
array(1) { ["section"]=> string(61) "tregoi-sekretin-e-dobesimit-32-vjecarja-behet-milionere-39954" }