Tregtia e portokajve, rritet prodhimi në Shqipëri, eksportet mbeten modeste

Publikuar tek: ekonomi, më 16:44 07-01-2019 Tregtia e portokajve, rritet prodhimi në Shqipëri, eksportet mbeten modeste

Gjatë 2017-s rreth 38 mijë tonë protokaje janë ekportuar nga Shqipëria drejt vendeve anëtare të BE-së.

Sipas të dhënave nga INSTAT prodhimi i agrumeve në vend është rritur, por pjesa më e madhe tyrë shkojnë për konsum të brendshëm, ndërsa eksportet mbeten në vlera modeste.

Për sa i përket prodhimit të agrumeve në Shqipëri, nga të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë, sasia e prodhuar e agrumeve është trefishuar që nga 2010. Në vitin 2016, sasia e prodhuar në vend e agrumeve shënoi 40 mijë tonë, nga 13 mijë tonë që ishin gjashtë vite më parë.

Importet kanë ardhur në rënie, eksportet mbeten në vlera modeste

Kryesisht Shqipëria ka importuar nga vendet fqinje, si Greqia dhe Italia. Eksportet e Greqisë arritën në 2016-n rreth 7.9 milionë dollarë, apo rreth 92 për qind e totalit të eksporteve. Në total, në 2016-n, vlera e portokajve të importuar në vend ishte 8.6 milionë dollarë.

Importet arritën nivelin më të lartë në këto gjashtë vite në 2014-n, i cili ishte një vit i dobët për sa i përket prodhimit të tyre në vend.

Për sa u përket eksporteve, ato janë në vlera modeste. Në 2016-n ishin vetëm 12 mijë dollarë, ndërsa në vitin 2014 grosistët shqiptarë nuk mundën që të eksportonin asgjë

Tregtia në Europë

Në Bashkimin Europian, 270 mijë hektarë janë dedikuar për prodhimin e portokajve. Thuajse gjysma e kësaj sipërfaqeje i përket vetëm një shteti, Spanjës me rreth 140 mijë hektarë (52% e totali te sipërfaqes së mbjellë në Europë). Italia është rajoni i dytë me sipërfaqen më të madhe të mbjellë më rrëth 80 mijë hektarë, pasuar nga Greqia me rreth 30 mijë hektarë.

Vendet anëtare të Bahskimit Europian kanë vjelë rreth 6.2 milionë tonë portokaje në 2017-n. Spanja përgjigjej për gjysmën e prodhimit, rreth 3.4 milionë tonë, ndjekur nga Italia me 1.5 milionë tonë dhe Greqia 1 milion apo 16% e totalit.

Vitin e kaluar pjesa më e madhe e portokajve të prodhuar në vendet e Bashkimit Europian, rreth 2.7 mln tonë, me vlerë 1.9 miliardë euro, u eksportuan nga vendet anëtare. Spanja ishte eksportuesja më e madhe./Monitor

94AC83F9-2C6D-4261-A781-2B710CE2890E.jpeg

 

 

 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.4074969291687
array(1) { ["section"]=> string(80) "tregtia-e-portokajve-rritet-prodhimi-ne-shqiperi-eksportet-mbeten-modeste-147823" }