Tregtia me vendet e CEFTA, bizneset pa tarifa doganore

Publikuar tek: ekonomi, më 14:49 03-06-2016 Tregtia me vendet e CEFTA, bizneset pa tarifa doganore

Parlamenti miratoi Projektligjin  “ Për ratifikimin e vendimit të komisionit të përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore.

Pas miratimit të këtij projekt ligji  Ministrja Ekonomi  tha:

“Ky rregullim në marrëveshjen  CEFTA , (Marrëveshja e Europës Qendrore për Tregtinë e Lirë), e çon këtë marrëveshje në një stad  të ri që kalon përtej lehtësimit tarifor, në bashkëpunim përpunimi produktesh dhe forcohet ndërveprimi i tregjeve rajonale. Gjithashtu, ky rregullim lejon përjashtimi  të tarifave edhe për produkte jo-origjinuese, duke synuar lehtësimin e një sërë faktorësh veçanërisht të sektorit FASON për të kërkuar tregje të reja dhe më të favorshme për lëndët e para”.

Tregtia me vendet e CEFTA, si për produktet industriale ashtu dhe ato bujqësore të freskëta dhe të përpunuara do të kryhen pa tarifa doganore.  

 

Çdo produkt i përpunuar në Shqipëri duhet t’i nënshtrohet një shkalle të caktuar përpunimi në mënyrë që të përfitojë nga eliminimi i tarifave doganore kur eksportohet në një vend të CEFTA.

 

Këto ndryshime do të fillojnë zbatimin nga data 1 dhjetor 2016, për t’i lënë kohën e nevojshme administratës doganore në të gjitha vendet e CEFTA për të zbatuar rregullat e reja.


Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022900104522705
array(1) { ["section"]=> string(59) "tregtia-me-vendet-e-cefta-bizneset-pa-tarifa-doganore-42337" }