Tregtia ndërkombëtare, Kosova dhe Shqipëria eksportet më të ulëta për frymë në rajon

Publikuar tek: ekonomi, më 08:23 29-06-2018 Tregtia ndërkombëtare, Kosova dhe Shqipëria eksportet më të ulëta për frymë në rajon

Barrierat tregtare kurrë më parë nuk kanë qenë më të diskutuara. Shtete e mëdha, si SHBA, kanë nisur që të ndërmarrin politika proteksioniste për sa i përket tregtisë. Po cilat janë top vendet eksportuese në botë? Në rajon, Shqipëria dhe Kosova renditen të fundit…

Eksportet, sikurse dhe importet, janë tregues të rëndësishëm të një ekonomie. Referuar analizës së Njësisë së Inteligjencës së The Economist, eksportet për frymë të Shqipërisë në 2017-n llogariteshin 1,347 dollarë, duke tejkaluar vetëm nivelin e eksporteve për frymë të Kosovës, të cilat ishin vetëm 780 dollarë (shiko grafikun1).

I gjithë Ballkani Perëndimor ka një mesatare të eksporteve për frymë prej 2,411 dollarë.  Eksportet më të larta për frymë në Rajon i ka Mali i Zi, ku gjatë 2017-s ato llogariteshin sa 3,022 dollarë, i ndjekur nga pas nga Serbia me 2,944 dollarë dhe Maqedonia me 2900 dollarë. Nën mesataren e BP, eksportet për frymë të Bosnje dhe Hercegovinës llogariten 1,773 dollarë.

Në krahasim me 11 vendet më të zhvilluara të Bashkimit Europian, vendet e rajonit qëndrojnë dukshëm larg. Për 2017-n eksportet në 11 vendet më të zhvilluara llogariteshin 8,687 dollarë.

Rekordin e mban Gjermania me shifrën prej 18,000 dollarë eksporte për frymë.

Barrierat tregtare duket se po rriten në mbarë botën

Negociatat e BREXIT kanë krijuar një mjedis të pasigurt, ndërkohë që vendosja e tarifave amerikane në importin e çelikut dhe aluminit kanë krijuar pengesa të prekshme për  tregtinë ndërkombëtare, shkruan Forumi Ekonomik Botëror.

Tashmë po diskutohet se do të shtohen rreth 200 miliardë dollarë tarifa në të mirat që vijnë nga Kina dhe rinegocimi i NAFTA-s është prej shumë kohësh pjesë e axhendës së Trump.

Takimi i G7 në Kanada gjithashtu tregoi për gjendjen e atmosferës së tregtisë. Për herë të parë, takimi midis liderëve Perëndimor ishte i tensionuar, duke rezultuar me akuza dhe duke dhënë përshtypjen se më e keqja mund të jetë rrugës.

Cilët janë eksportuesit më të mëdhenj në botë?

Duke qenë se mjedisi përreth po ndryshon, ja vlen të përmendin vendet që kanë peshën më të madhe në tregtinë ndërkombëtare.

Të rëndësishme janë importet dhe eksportet, today’s map nga HowMuch.net fokusohet ekskluzivisht te eksportuesit më të mëdhenj në botë. Madhësia e secilit shtet paraqet madhësinë e eksporteve, të dhënat për të cilat janë marrë nga Organizata Botërore e Tregtisë dhe vende të tjera me më pak se 20 miliardë dollarë janë përjashtuar.

10 vendet që eksportuan më shumë në 2017

Kina kryeson listën me afërsisht 2.26 trilionë eksporte në vit, por vendi ka gjithashtu një popullsi që llogaritet afërsisht 1.4 miliardë dollarë.

Gjermania, e cila është eksportuese e automobilave, dërgon rreth 1.45 trilionë të mira jashtë çdo vit pavarësisht se ka 83 milionë njerëz. Vlera e eksporteve për person kap shifrën impresionuese prej 18 mijë dollarë për person.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë eksportuesi i dytë më i madh në botë në vlerë absolute. Sidoqoftë nëse e krahason me bazë për frymë si Gjermania, është e dukshme që SHBA mbështet shumë më pak në eksporte. Gjatë 2017-s vendi eksportoi rreth 1.5 trilionë dollarë të mira, apo rreth 4,800 dollarë për person. Monitor.al

eksportet-ne-dollare.png

 

 

Cili nga këto universitete është më i miri dhe cili është më i shtrenjti?

Universiteti i New York-ut në Tiranë
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "Luarasi"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti Privat "Albanian University"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti Katolik "Zoja e Këshillit të Mirë"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Akademia e Filmit dhe Multimedias "Marubi"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Shkolla e lartë universitare, jopublike, "Universiteti "Marin Barleti""
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "Qiriazi"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti Europian i Tiranës
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti "Aldent"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "WISDOM"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti Polis
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti "EPOKA"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Shkolla e Larte "Nehemia"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Universiteti "Mesdhetar i Shqipërisë"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Profesional Privat, "Ivoclar Vivadent & Partners"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "Pavarësia Vlorë"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "LOGOS"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Shkolla private e arsimit të lartë, "Universiteti Metropolitan Tirana"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Tirana Business University College
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "Bedër"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "I Biznesit"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "REALD"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Universitar "Instituti Kanadez i Teknologjisë"
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Kolegji Profesional i Tiranës
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
EPITECH ALBANIA
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota
Tirana Esthetics and Style School
Më i miri 0 Vota
Më i shtrenjti 0 Vota

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Milionerët shqiptarë, 10 depozituesit më të mëdhenj zotërojnë 500 MILION EURO kursime në banka
»
Article Logic
Execution time: 0.022397994995117
array(1) { ["section"]=> string(90) "tregtia-nderkombetare-kosova-dhe-shqiperia-eksportet-me-te-uleta-per-fryme-ne-rajon-126127" }