Tregu europian i drogës shkon në 9.3 miliard euro, rritet pesha e Shqipërisë

Publikuar tek: ekonomi, më 16:22 01-08-2017 Tregu europian i drogës shkon në 9.3 miliard euro, rritet pesha e Shqipërisë

Qendra e Monitorimit Europian për Drogat dhe Varësinë nga Drogat (EMCDDA) në vijim të publikimit të raportit vjetor, ka dhënë informacion të detajuar lidhur me ndryshimin e tregut të barit të kanabisit në Europë.

Sipas hartës së publikuar nga EMCDDA, Shqipëria është nyje e trafikimit të kanabisit nga Afganistani, me destinacion Holandën dhe më pas Britaninë e Madhe.Tregu europian për hashashin është aktualisht një nga më të mëdhenjtë dhe më fitimprurësit në botë, thekson raporti. Rreth 647 tonë bar kanabisi dhe 641 tonë hashash u konsumuan në Bashkimin Europian në vitin 2013 dhe tregu i shitjes me pakicë ka një vlerë të përgjithshme të vlerësuar në mënyrë konservative në rreth 9.3 miliardë euro në vitin 2013. Analiza e EMCDDA përshkruan se si po ndryshon furnizimi i kanabisit në Europë, në përgjigje të konkurrencës dhe zhvillimeve të tjera të tregut.

Ndërsa përdorimi i hashashit në shkallë të vogël ka ekzistuar prej kohësh në Europë, tregu i madh për drogat filloi të zhvillohej vetëm gjatë viteve 1960 dhe në fillim të viteve 1970, i furnizuar fillimisht nga Pakistani dhe Afganistani e më vonë nga Libani. Kur furnizimet e Europës u ndërprenë nga konfliktet në Liban (1975-91) dhe Afganistan (1979-‘89), u shënua një rritje e prodhimit të hashashit në shkallë të gjerë në Marok. Deri në fillim të viteve 1990, kanabisi maroken me cilësi të dobët (250 g) arriti pothuajse monopol mbi produktet e kanabisit në tregun europian perëndimor.

Megjithatë, që nga fillimi i viteve 2000 një rritje dramatike e prodhimit të kanabisit në Europë ka çuar në një ndryshim në tregun, që tradicionalisht ka qenë në duart e krimit të organizuar, me organizatat kriminale marokene që luanin rol qendror në importin me shumicë dhe shpërndarjen. Spanja, vendi që tradicionalisht ndan sasitë më të mëdha të barit të kanabisit në Europë, është pika kryesore e hyrjes në Europë për drogën dhe është gjithashtu pikë e shpërndarjes. Holanda dhe Belgjika janë shpërndarës tradicionalë për tregjet e BE-së, dhe për Rusinë dhe Bjellorusinë, ndërsa Danimarka është shpërndarës kyç për vendet nordike.

Konsumi vjetor i kanabisit në Europë llogaritet në rreth 1200 tonë për vitin 2015.

Raporti thekson se grupet kriminale marokene janë lojtarë kryesorë në ofrimin e barit të kanabisit në Europë, nganjëherë në partneritet me organizatat kriminale europiane, për shembull ato holandeze dhe shqiptare.

Grupet kriminale shqiptare raportohen të jenë përfshirë në tregtinë e kanabisit afgan, kryesisht në Europën Lindore dhe Qendrore dhe, nëpërmjet Holandës në Mbretërinë e Bashkuar, thekson raporti. Megjithatë, duket se Britania e Madhe gjithashtu merr hashashin afgan direkt nga Azia jug-perëndimore.

Më herët në qershor, EMCDDA publikoi raportin vjetor Europian të Drogave të vitit 2017, ku theksonte se ndryshe nga viti i kaluar, ku Shqipëria nuk përmendej, në raportin e 2017-s vendi ynë veçohet si për rritjen e kultivimit të kanabisit ashtu dhe për faktin se po bëhet një rrugë kryesore e trafikimit të narkotikëve në Europë.

“Raportet e fundit e vënë theksin në ndryshimet në rrugën e trafikut të narkotikëve, me rritje të trafikut si të barit të kanabis ashtu dhe vajit të kanabisit nga Ballkani Perëndimor, veçanërisht Shqipëria, e lidhur me rritjen e kultivimit të kanabisit në këto vende”, thuhet në raportin vjetor të EMCDDA për vitin 2017, shkruan Monitor.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070040225982666
array(1) { ["section"]=> string(81) "tregu-europian-i-droges-shkon-ne-9-3-miliard-euro-rritet-pesha-e-shqiperise-87992" }