Tregu i bananeve në Shqipëri: Si u 10-fishuan importet nga Kolumbia (GRAFIKU)

Publikuar tek: ekonomi, më 13:15 01-03-2018 Tregu i bananeve në Shqipëri: Si u 10-fishuan importet nga Kolumbia (GRAFIKU)

Kur bananet hynë për herë të parë në Shqipëri, u bënë alternativa e qindra ambulantëve, që shisnin frutin tropikal me arka të vogla në rrugët kryesore të Tiranës.

Për shkak se fruti i bananes kërkon klimë specifike për t’u kultivuar, kryesisht është eksportuar nga vendet prodhuese të tij.

Përdorimi kryesor i bananave sigurisht që është konsumi, bazuar kjo edhe mbi vlerat ushqyese që ka. Konsumi i bananes për frymë në vend sipas përllogaritjeve të Monitor është afërsisht 8 kg në vit, ndërsa mesatarja botërore është 12 kg për frymë. Krahasuar me vendet e rajonin, konsumi i bananes për frymë është ndër më të lartët në rajon .

Prodhuesi më i madh botëror, Ekuadori përllogarit një konsum mesatar për frymë 100 kg në vit.

Sipas të dhënave të Doganës, origjina e bananeve të hyra në Shqipëri gjatë 2016-s është ngushtuar vetëm në tri shtete: Kolumbi; Ekuador; Meksikë.

Bazuar në të dhënat e pesë vieteve të fundit importet e bananeve nga Kolumbia në Shqipëri janë 10-fishuar nga viti 2010. Eksportet e bananave nga Kolumbia arritën sasinë dhe vlerën më të lartë të eksportuara drejt Shqipërisë në 2016-n që prej fillimit të vitit 2000 (ndërkohë që të dhënat e 2017-s akoma nuk janë publikuar).

Sipas të dhënave të doganës, në total gjatë 2016-s janë importuar nga këto tri shtete të Amerikës Latine 22 mijë tonë banane me një rritje prej 9 përqindësh krahasuar me një vit më parë. Ndërsa në vlerë, i gjithë totali i bananeve të eksportuara në Shqipëri përllogariten rreth 16.9 milionë dollarë.

Peshën më të lartë të eksporteve e zënë bananet e importuara nga Ekuadori, apo rreth 77 për qind e të gjithë totalin në 2016-n. Rreth 11 për qind e tyre vini nga Meksika dhe 12 për qind të peshës e zinin bananet e sjella nga Kolumbia.

Tregu i bananeve është dominuar nga prodhimet në vendet e Amerikës Qendrore. Eksportuesi kryesor sipas të dhënave të FAO-s është Ekuadori. Në total të gjithë vendet e Amerikës Qendrore përgjigjen për 60 për qind të tregut të bananeve në botë, apo me vlerë 7.1 miliardë dollarë.monitor

banane-1.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023094892501831
array(1) { ["section"]=> string(81) "tregu-i-bananeve-ne-shqiperi-si-u-10-fishuan-importet-nga-kolumbia-grafiku-111869" }