Tremb Luiza Gega, ndjen një dhimbje që mund t’i prishë garën

Publikuar tek: sport, më 13:55 12-08-2016 Tremb Luiza Gega, ndjen një dhimbje që mund t’i prishë garën

Atletja shqiptare në Rio 2016, Luiza Gega, për fat të keq nuk është në 100% të formës para garimit të saj në Lojërat Olimpike.

Një dëmtim i hershëm i saj në tendinën e Akilit, është rishfaqur t'i japë dhimbje sportistes.

"Dëmtimi u pësua në kampionatin europian. Në stërvitjet në Shqipëri para olimpiadës është ushtruar më pak në disiplinën me pengesa si rekomandim i mjekut. Më pas lodhja e rrugës deri në Brazil, ceremonia hapëse, dhe menjëherë më pas stërvitjet këtu ia kanë rikthyer dhimbjen që nuk e lejon të garojë lirshëm. Deri para garës do të bëjmë të pamundurën që të jetë në gjendje sa më të mirë", ka thënë trajneri i Gegës, Taulant Stërmasi, për "Panorama Sport".

Gega do të garojë ditën e nesërme në garën e 3000 metrave me pengesa dhe synimi do të jetë kualifikimi në finale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Urdhër arresti për futbollistin e njohur shqiptar, ja akuza
Rekordi i çmendur i notarit amerikan përballë atij të Shqipërisë. Dhe Lindita Nikolla po e ndjek nga afër »
Article Logic
Execution time: 0.021598100662231
array(1) { ["section"]=> string(65) "tremb-luiza-gega-ndjen-nje-dhimbje-qe-mund-t-i-prishe-garen-49550" }