Tremujori i parë i 2016-ës, të ardhurat në Dogana dhe Tatime mbi planin e qeverisë

Publikuar tek: ekonomi, më 18:39 15-04-2016 Tremujori i parë i 2016-ës, të ardhurat në Dogana dhe Tatime mbi planin e qeverisë

Ministria e Financave ka publikuar treguesit fiskalë paraprakë për tremujorin e parë 2016.

Të ardhurat e përgjithshme janë realizuar në masën 95.8 miliardë lekë ose afërsisht 1.4 milionë lekë më shumë se plani 3-mujor i vitit 2016

Të ardhurat nga “Tatime dhe Dogana”, përfshirë kontributet e mbledhura nga DPT, u realizuan në vlerën 84,8 miliardë lekë, që do të thotë 12.4 miliardë lekë ose 17.27% më shumë se 3 mujori i vitit të kaluar dhe 2.7 miliard lekë më shumë se plani ose 3.34%.

Të ardhurat nga taksa doganore janë realizuar në vlerën 1.3 miliard lekë ose 2.51% më shumë se 3 mujori i vitit 2015 dhe një performancë 0.38% mbi planin e periudhës.

Të ardhurat nga akciza janë realizuar në vlerën 8.5 miliardë lekë ose 21.71% më shumë se një vit më parë dhe 10.87% më shumë se plani. Kjo ka ardhur si rezultat i rritjes së sasisë së cigares së importuar me 190 ton ose +44% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015.

Të ardhurat nga renta minerale janë realizuar në vlerën 536 milion lekë, -17.7 % krahasuar me 3 mujorin e vitit 2015 duke reflektuar rënien drastike të çmimit të naftës bruto në tregun ndërkombëtar. Në kushtet që renta llogaritet si përqindje ndaj vlerës, rezultoi se megjithëse sasia e eksportit të naftës bruto u rrit me 106 mijë ton ose +69%, të ardhurat nga renta u ulën me 62 milionë lekë. Efekti negativ do të ishte edhe më i lartë nëse nuk do të ndikonte rritja e kursit të këmbimit të USD ndaj Lekut nga 122.12 në 126.5 lekë monedha me të cilën kuotohet ky produkt në bursë. Të ardhurat nga TVSH për litër kanë rënë nga 26.2 Lek për litër në 3- mujorin e parë 2015 në 21.1 Lek për liter në 3-mujorin e parë 2016 për shkak të faktorëve të mësipërm.

Të ardhurat nga TVSH-ja në import janë realizuar në vlerën 21 miliardë lekë, çka do të thotë se kontributi në të ardhura nga ky zë është 4.98% më shumë se 3-mujori i vitit 2015 dhe një realizim i planit në masën 99.8%.

Të ardhurat nga TVSH-ja brenda vendit janë realizuar në vlerën 8,8 miliardë lekë ose 27.48% më shumë se 3- mujori i pare i vitit 2015 dhe një realizim i planit të periudhës në masën 97.55%, ky

rezultat i TVSH-së neto vjen pas zbritjes së rimbursimit të kryer në këtë periudhë me rreth 2,1 miliardë lekë ( niveli më i lartë në 6 vitet e fundit).

Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin janë realizuar në vlerën 10,7 miliardë lekë, ose 21% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar dhe 27.82% më shumë se plani. Ndikimin kryesor në këtë rezultat e ka patur rritja e ndërgjegjësimit të taksapaguesve për deklarimin real të transaksioneve në import dhe zinxhirin e shitjeve dhe si rezultat i drejtpërdrejtë i maturimit të aksionit kundër informalitetit në ekonomi.

Nga tatimi mbi të ardhurat personale janë realizuar 7.8 miliardë lekë, çka do të thotë se kontributi i këtij zëri në të ardhura është 29% më shumë se 3- mujori i vitit 2015 dhe 0.82% më shumë se plani i periudhës duke reflektuar efektet e luftës ndaj informalitetit, rritjen e të ardhurave nga qiratë etj.

Edhe zëri “Taksat Kombëtare” paraqitet me një performancë pozitive duke realizuar 7.6 miliardë lekë, 41.95% më shumë se 3- mujori i vitit 2015, dhe një realizim i planit në masën 96.7%.

Të ardhurat nga kontributet e DPT janë realizuar në vlerën 18.1 miliardë lekë ose13.98% më shumë se 3- mujori i vitit 2015 dhe 3.44% më shumë se plani i periudhës. Ndikimin kryesor në këtë rezultat e kanë pasur efektet e luftës ndaj informalitetit.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për 3 -mujorin e parë 2016, arritën në rreth 82.2 miliardë lekë ose 88% e planit. Në terma të planit 3- mujor, niveli i realizimit të shpenzimeve të përgjithshme publike është përmirësuar duke u realizuar në nivele të kënaqshme.

Shpenzimet korrente paraqesin një realizim në raport me planin 3- mujor prej 91%, duke rezultuar 75 miliardë lekë, të ndikuara nga shpenzimet operative të mirmbajtjes, shpenzimet për pushtetin vendor dhe shpenzimet të tjera sociale përkatësisht me një nivel realizimi prej 81%, 72% dhe 85% të planit 3- mujor të parashikuar për realizim. Por gjithashtu krahasuar me një muaj më parë ka një përmirësim të konsiderueshëm të termave të realizimit për treguesit e shpenzimeve në tërësi. Rishikimi i strukturave administrative të institucioneve publike, si dhe menaxhimi efektiv i kostos së personelit ka sjellë një trajtim të kujdeshëm të shpenzimeve për paga dhe gjithashtu përdorimit të fondit te veçantë.

Gjithashtu, niveli aktual i shpenzimeve publike dhe tejkalimi me 1.4 miliardë lekë i të ardhurave të planifikuara është shoqëruar me një nivel sufiçit prej 13.5 miliardë lekë, e për rrjedhojë, një pozitë shumë më të favorshme buxhetore. Kjo vjen në kuadrin e reformimit të një administrate që performon në mënyrë efiçente edhe duke ulur kostot e tepërta që kanë shoqëruar proceset e punës ndër vite dhe rënduar barrën buxhetore. Kjo politikë sigurisht që edhe në muajit në vazhdim do të synojë një zbritje të shpenzimeve korrente dhe rritje të atyre kapitale në mënyrë që të influencohet drejtpërdrejt ne nxitjen ekonomike të vendit.

Gjatë 3 -mujorit të parë 2016, performanca fiskale dhe buxhetore ka qënë në nivele shumë të mira duke tejkaluar planin e të ardhurave me 1.4 miliardë lekë dhe duke u treguar e kujdesshme me shpenzimet në vlerën 10.7 miliardë lekë.

Shpenzimet kapitale, në vijim të analizës së ecurisë së realizimit të investimeve publike me financim të brendshëm dhe të huaj për 3- mujorin e vitit 2016 është konstatuar një realizim në investimet me financim të huaj në nivelin 75% i atyre të planifikuara për 3- mujorin e vitit 2016, ndërkohë që realizimi i investimeve me financim të brendshëm paraqitet në nivelet e 85%.

Niveli aktual i realizimit të investimeve të huaja reflekton faktorë të ndryshëm si shtyrja e afatit të realizimit nga procesi i prokurimit, apo edhe nga vonesat në paraqitjen e dokumentacionit teknik e financiar për lëvrimin e fondeve. Në përgjithësi ekziston një trend pothuajse i njëjtë realizimi i këtyre shpenzimeve nga të gjitha ministritë e linjës, kjo dhe si një efekt i fillim vitit dhe procesit të shtrirjes së mëvonshme të likujdimit të shpenzimeve për investime.

Realizimi i të ardhurave të përgjithshme në masën 95.8 miliardë lekë ose afërsisht 1.4 milionë lekë më shumë se plani 3- mujor i vitit 2016 dhe realizimi i shpenzimeve të përgjithshme në masën 82.2 miliardë lekë, është shoqëruar me një deficit buxhetor pozitiv për afërisht 13.6 miliardë lekë, duke ndikuar në rritjen e besueshmërisë së qeverisë në raport me tregun dhe partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtare. Ky fakt lidhet edhe me një politikë të kujdesshme në funksion të përmirësimit të financave shtetërore dhe arritjes së një niveli pozitiv në trendin e rritjes. Treguesit fiksalë për 3- mujorin e parë 2016 kanë reflektuar politikat makroekonomike të qeverisë që synojnë uljen e deficitit buxhetor dhe si rrjedhim nevojës për borxhin që e financon dhe reagimin pozitiv të ekonomiksë ndaj reformave të ndërmarra.

aa.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02592396736145
array(1) { ["section"]=> string(87) "tremujori-i-pare-i-2016-es-te-ardhurat-ne-dogana-dhe-tatime-mbi-planin-e-qeverise-37785" }