Tri orë not në Mesdhe për të arritur “ëndrrën europiane”

Publikuar tek: bota, më 17:53 27-04-2015 Tri orë not në Mesdhe për të arritur “ëndrrën europiane”

Mijëra njerëz rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë për të ardhur në Evropë. Shumë gjejnë vdekjen në Detin Mesdhe. Alaa Houd i ka mbijetuar udhëtimit. Ai ka ikur nga lufta dhe dhuna, shkaku kryesor i valës së refugjatëve drejt Europës.

Në orën pesë të mëngjesit për Alaa Houd fillon dita më e gjatë e jetës së tij. Së bashku me refugjatë të tjerë sirianë ai hipi në një gomone në Izmir të Turqisë. Qëllimi i tij ishte të arrinte në një ishull grek në Egje. Por kalimi i detit përfundon në një odise për sirianin 28 vjeçar. "Në mes të detit anija jonë e mbingarkuar filloi të fundosej", tregon i riu për DW. "Disa refugjatë donin të qëndronin në barkë dhe shpresonin se do i shpëtonin rojet bregdetare turke."

Por Houd dhe disa burra të tjerë vendosën që të notojnë në drejtim të Greqisë. "Ne donim t'i afroheshim sa më pranë destinacionit", thotë Houd. "Po të na kishin gjetur autoritetet turke, atëherë do të na kishin futur ndoshta në burg dhe do të kishim pritur disa muaj deri në përpjekjen tjetër." Por ai nuk kishte më para. Prandaj vendosi të notonte në drejtim të Greqisë.

Tri orë qëndron Houd në ujë. Pastaj vijnë rojet bregdetare greke dhe e nxjerrin atë dhe shoqëruesit e tij. A ka patur frikë vdekja? "Jo", thotë Houd dhe qesh hidhur. Tre vjet rresht ka patur frikë se mund të vdiste në Siri, ku vdekja ishte gjithnjë pranë. Vendlindja e tij Al-Kisëah në jug të Damaskut është sulmuar si nga trupat qeveritare ashte edhe nga fronti Al-Nusra dhe Ushtria e Lirë Siriane. Kanë dashur ta detyrojnë që t'i bashkohej njërës palë dhe të luftonte. "Të notosh në mes të detit nuk është aq keq sa të jesh i rrezikuar nga bombat dhe plumbat", vazhdon Houd. "Në Siri kalon në rrugë pa ditur gjë dhe papritur të bien bombat mbi kokë."

Houd është vetëm njëri nga mijëra sirianë të cilët rrezikojnë çdo ditë jetën e tyre për të udhëtuar drejt vendeve të Bashkimit Europian. Disa kanë fatin të mbërrijnë në vendet europiane, ku më pas shumica e tyre përfundojnë në kampet e hapura për pritjen e refugjatëve, ndërsa disa të tjerë kapen gjatë rrugës nga autoritetet lokale. Por ka edhe nga ata refugjatë, të cilët gjatë udhëtimit të tyre drejt “ëndrrës europiane” përballen me vdekjen.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070180892944336
array(1) { ["section"]=> string(59) "tri-ore-not-ne-mesdhe-per-te-arritur-endrren-europiane-9802" }