“Triller prostitutash” Rama reagon për mesazhin e përgjuar të biznesmenit

Publikuar tek: politike, më 15:02 13-01-2016 “Triller prostitutash” Rama reagon për mesazhin e përgjuar të biznesmenit

Pas publikimit të një sms-je nga Artan Hoxha në “Opinion” ku gazetari lexoi tekstin “Më duhen patjetër 200 mijë euro” ardhur në celularin e biznesmenit Kastriot Ismailaj, nga një funksionar politik që u aludua të ishte Ilir Meta, reagon sekretari i Përgjithshëm i LSI Luan Rama duke e cilësuar gjithë këtë histori si një “triller prostitutash”.

“Nuk kam asgjë të veçantë për të komentuar përveçse e konsideroj të tërën triller prostitutash të keqpërodrura deri në neveri. Më e keqja është rendja pas këtyre prostitutash që e bën edhe më të neveritshme. Vëmendja duhet drejtuar tek reforma në drejtësi, reforma të tjera të rëndësishme dhe çështja e shërbimit ndaj qytetarëve, situata ekonomike dhe ajo e krijuar prej përmbytjeve. Pas ketij trilli nuk është askush tjetër veç atyre që nuk dinë të bëjnë asgjë tjetër veç se të prostituojnë”, tha Luan Rama për Abc News..

Sipas Hoxhës sms-ja u dërgua pak para zgjedhjeve të 2009-ës.

tri.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta shuan zërat për përçarje: I dhamë 5 variante PD dhe i refuzoi. Natë e ditë të finalizojmë Reformën në Drejtësi
Ish zv.ministri i vet sulmon Ramën: Po i bën gjëmën parave dhe të ardhmes tonë »
Article Logic
Execution time: 0.026618003845215
array(1) { ["section"]=> string(77) "triller-prostitutash-rama-reagon-per-mesazhin-e-pergjuar-te-biznesmenit-29894" }