Trishtimi i Z.Ndocaj kthehet në forcë: Ta largojmë PS-në nga bashkitë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:51 20-03-2015 Trishtimi i Z.Ndocaj kthehet në forcë: Ta largojmë PS-në nga bashkitë Postimi i Eduart Ndocaj në ''Facebook''

Kur Edi Rama i bën thirrje bazës së partisë së tij që të punojnë për të fituar bashkitë e vendit, kundërshtarët e tij, dikur miq kanë dalë në ‘’luftë’’.

Eduart Ndocaj, ish-kandidati i PS-së për qarkun e Lezhës ndjehet jo vetëm i zhgënjyer nga Partia Socialiste e Edi Rama, por njëkohësisht e ka marrë veten për ta luftuar atë. Ai i bën thirrje elektoratit të zonës së tij që të votojë kundër kandidatit të përbashkët të PS-së dhe LSI-së për bashkinë e Lezhës.

Ndocaj apelon që më 21 qershor të largojnë nga bashkitë e vendit kandidatët e PS-së.

“Kërkoj falje shqiptarëve kjo ishte vetëvrasje jo rilindje, harxhova 600 milionë lekë në dëm të vendit dhe popullit tim. Papunësia, fukarallëku dhe mjerimi është dyfishuar në 2 vite nga kjo qeveri kriminale. Jam shumë i trishtuar po mund t’ia dalim më 21 qershor t’i largojmë nga bashkitë e vendit këta hajdutë e vrasës.”, shkruan Ndocaj në ‘’Facebook’’.

Një thirrje kjo e ngjashme me kreun e ish-partisë së tij, Edi Rama, kur u kërkonte shqiptarëve votën që të largonin nga qeveria Sali Berishën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023735046386719
array(1) { ["section"]=> string(73) "trishtimi-i-z-ndocaj-kthehet-ne-force-ta-largojme-ps-ne-nga-bashkite-6458" }