TRIUMF/ Luiza Gega shpallet nënkampione e Europës, thyen rekordin kombëtar

Publikuar tek: sport, më 17:31 10-07-2016 TRIUMF/ Luiza Gega shpallet nënkampione e Europës, thyen rekordin kombëtar Foto: Olti Curri

Luiza Gega shpallet nënkampione Europe në garën e 3000 metrave që sapo u zhvillua në Amsterdam. Atletja shqiptare arrin kështu të fitojë medaljen e argjendtë në një kompeticion kaq të rëndësishëm.

Në garën e 3000 metrave me pengesa për femra, ajo regjistroi kohën e dytë më të shpejtë prej 9:28:52, duke vendosur kështu edhe një rekord kombëtar në këtë disiplinë.

Luiza Gega do të përfaqësojë atletikën shqiptare në lojërat Olimpike të Rios që do të zhvillohen në Gusht, ku do të mbajë edhe flamurin për delegacionin shqiptar. Përpara asaj u rendit vetëm atletja që përfaqësonte Gjermaninë. 

(Foto: Olti Curri)

luiza.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pengu i madh i Shkëlzen Gashit
Vetëm pak minuta lojë, Ronaldo s'pranon të lerë fushën dhe shpërthen në lot (FOTOT-VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.14879894256592
array(1) { ["section"]=> string(78) "triumf-luiza-gega-shpallet-nenkampione-e-europes-thyen-rekordin-kombetar-46132" }