Triumfon boksieri nga Lezha, Jurgen Uldedaj fiton titullin “German International Cruiserweight”

Publikuar tek: sport, më 07:43 05-02-2018 Triumfon boksieri nga Lezha, Jurgen Uldedaj fiton titullin “German International Cruiserweight”

20-vjeçari mundi çekun Jakub Synek, në përballjen e së shtunës në Gjermani

Boksieri Uldedaj dominoi gjatë gjithë takimit ndaj çekut 33-vjeçar duke e hedhur në tapet në raundin e 8-të, por Synek nuk u dorëzuar duke vazhduar sfidën.

Edhe raundi i 9-të vazhdoi nën vazhdimësinë e talentit lezhjan dhe shpesh goditjet e tij ndaleshin nga gjyqtari. Në përfundim të 10 raundeve, 20-vjeçari Jurgen Uldedaj ka triumfuar duke marrë fitoren me vendim unanim të tre gjyqtarëve. Jurgen Uldedaj erdhi në këtë përballje të parë për këtë titull, pas 7 ndeshjeve dhe 7 fitoreve bindëse si profesionist. Dy nga tetë fitoret, ai i ka fituar me nokaut.

Boksieri Jurgen Uldedaj prej po tërheq vëmendjen e trajnerëve botëror të boksit të cilët e kanë konsideruar lezhjanen si një super talent i këtij sporti. Në këtë mënyre boksieri Uldedaj po ngrin lart edhe emrin e Shqipërisë në arena ndërkombëtare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bëj një tatuazh dhe mund të futesh në stadium pa biletë përjetësisht…
»
Article Logic
Execution time: 0.0041851997375488
array(1) { ["section"]=> string(99) "triumfon-boksieri-nga-lezha-jurgen-uldedaj-fiton-titullin-german-international-cruiserweight-109163" }