Triumfon Zharrëza, qeveria merr vendimin e rëndësishëm për banorët, shoqëria civile në festë

Publikuar tek: aktualitet, më 15:30 17-11-2017 Triumfon Zharrëza, qeveria merr vendimin e rëndësishëm për banorët, shoqëria civile në festë

Çështja e banorëve të Zharrëzës është kthyer tashmë në një model triumfi të së drejtës.

Avokati i çështjes Adriatik Lapaj jep lajmin e mrekullueshëm për 72 familjet, shtëpitë e të cilave u shkatërruan nga lëkundjet e tokës.

“Qeveria ka vendosur që Bashkia Patos dhe Bashkia Roskovec të kenë një shtesë fondi prej 175 165 885 lekësh për dëmshpërblimin e 72 familjeve shtëpitë e të cilave janë shkatërruar nga lëkundjet e tokës në fshatrat Zharrëz, Dukas dhe Marinëz.
Fondi i përgjithshëm prej 175 165 885 l
ekësh përbëhet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit në masën prej 73 992 071 lekë dhe nga Bankers Petroleum në masën prej 101 173 814 lekë”, bën me dije avokati Lapaj ndërsa shton se gjithsesi kjo mbetet një fitore e pjesshme deri në kompensimin e të gjitha familjeve.

“BETEJAT E DREJTA KUR KA VENDOSMËRI TRIUMFOJNË

Marshimi i banorëve të Zharrëzës i mbështetur nga Nisma Thurje rreth një vit më parë sot ka dhënë edhe rezultatet e para financiare në favor të banorëve.
Qeveria ka vendosur që Bashkia Patos dhe Bashkia Roskovec të kenë një shtesë fondi prej 175 165 885 lekësh për dëmshpërblimin e 72 familjeve shtëpitë e të cilave janë shkatërruar nga lëkundjet e tokës në fshatrat Zharrëz, Dukas dhe Marinëz.
Fondi i përgjithshëm prej 175 165 885 l
ekësh përbëhet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit në masën prej 73 992 071 lekë dhe nga Bankers Petroleum në masën prej 101 173 814 lekë.
Gjithsesi kjo fitore mbetet e pjesshme, deri kur të përfundojë kompesimi i të gjitha familjeve për të gjitha dëmet e shkaktuara nga kompania e nxjerrjes së naftës. 
Krenari për cdo maratonomak që marrshoi, për shokët e kësaj kauze dhe shumë të tjerave, Besjan Peshën, Pano Sokon, Napolon Laska.
Falenderim për këdo u solidarizua ndër të cilët Linda CepaniEdlira CepaniErion KristoErjona RusiArtan ManushaqeLavdosh FerruniIlir KadiaAnta MuçakuAvni DelvinaArber ÇepaniManjola Bregasi e shumë miq të tjerë.
Respekt maksimal për ikonën e atij marshimi qytetarin model Qani Redhi!
Falë qëndresës tërmetet janë ndalur. Falë qëndresës shtëpitë do rindërtohen.
Beteja vazhdon deri në fund, deri sa cdo shtëpi e dëmtuar të marrë cfarë i takon!” shkruan avokat Lapaj.


Më shumë në këtë kategori: « Tentoi të korruptojë me 50 euro punonjësin e portit, arrestohet dibrani (EMRI)
Pas nxënëses, përfundon i asfiksuar në QSUT edhe mësuesi nga Bulqiza »
Article Logic
Execution time: 0.00400710105896
array(1) { ["section"]=> string(96) "triumfon-zharreza-qeveria-merr-vendimin-e-rendesishem-per-banoret-shoqeria-civile-ne-feste-99929" }