Trondit analisti me ato çfarë shkruan për të madhin Dritëro: Kurva e Letërsisë dhe Arteve, u gremistë në ferr! E mallkoj pak para vdekjes

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:37 25-01-2017 Trondit analisti me ato çfarë shkruan për të madhin Dritëro: Kurva e Letërsisë dhe Arteve, u gremistë në ferr! E mallkoj pak para vdekjes

Është tronditëse gjuha që ka përdorur analisti Edison Ypi për kolosin e letërsisë Dritëro Agolli që nuk është në gjendje të mirë shëndetësore këto ditë. Dje madje e bija e Dritëroit të madh shkroi për të gjithë miqtë se kishte besim se "babushi” i saj do ia dilte dhe do shërohej.

Nisur nga lajmi se shkrimtari nuk është mirë, Ypi ka mallkuar përmes një gjuhe që s’do koment.

“Paska thënë Agolli në shtratin e vdekjes; “Po mendohem për një perspektivë pa frymë”. Pra kurvi i Letërsisë dhe Arteve, ai që nuk la letër pa nxirë dhe mbledhje pa kurdisur për dekurajimin e talenteve, zbrazjen e truve të shqiptarëve, tërbimin e katundarëve, luajtjen mendsh të proletarëve, edhepse partia, revolucioni, klasa puntore, të gjitha i ngordhën, që të gjitha të ringjallen, proletarët t’ja marrin përsëri këngës n’ato maja n’ato rripa dhe katundarët të kërkojnë përsëri kooperativat, po mendoka si të bëhet vet i pavdekshëm. Devolliu i poeziçkave dhe vjershëzave, pasi baltosi Shqipërinë dhe nxiu shqiptarët, po bën herezinë e fundit; po komploton kundra Zotit. U gremistë e u coptoftë nëpër shkëmbinjtë e ferrit. Shkrumb e hi u bëftë nëpër flakët e Skëterrës. Nuk po e përgojoj pak pas vdekjes. Atë zanat e di Edison Ypi. Unë horoskapi kam specialitet tjetër. Mallkoj pak para vdekjes”, shkruan Ypi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023777008056641
array(1) { ["section"]=> string(140) "trondit-analisti-me-ato-cfare-shkruan-per-te-madhin-dritero-kurva-e-letersise-dhe-arteve-u-gremiste-ne-ferr-e-mallkoj-pak-para-vdekjes-66603" }