Trondit këngëtarja e famshme, tregon vuajtjet: Për dy vite u mbylla në shtëpi

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 17:12 14-03-2018 Trondit këngëtarja e famshme, tregon vuajtjet: Për dy vite u mbylla në shtëpi Këngëtarja Iggy Azalea

Ajo është një ndër reperet më të pëlqyera në të gjithë botën, e njëkohësisht shquhet për thyerjen e disa tabuve.

Këngëtarja nga Australia, Iggy Azalea në një intervistë ka pranuar se kohët e fundit ajo është përballur me një depression të thellë, duke mos dalë thuajse fare nga shtëpia për dy vite rresht.

27 vjeçarja pranoi se periudha e vështirë erdhi si pasojë e ndarjes së saj nga i fejuari dhe nga kritikat e shumta që ajo merrte gjatë gjithë kohës.

Asokohe pata një ndarje të dhimbshme, plus që karriera nuk po më shkonte fort mirë. Dhe kështu e gjeta veten duke mos bërë asgjë që kisha bërë më parë, gjithçka kishte ndaluar. Nuk dija si ta riktheja jetën time mbrapsht, si të kisha një rutinë apo gjëra për të bërë sërisht dhe mbi të gjitha nuk po dija më si të isha e lumtur dhe të ndjehesha normale.”- ka thënë australiania.

Iggy këshilloi të gjithë njerëzit që po kalojnë të njëjtë situatë si ajo, të mos mbyllen brenda katër mureve siç bëri ajo.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E PAPRITUR/ Dua Lipa anulon koncertet: Duhet t’i nënshtrohem një ndërhyrjeje…
Habisin shkencëtarët, dalin kundër ligjeve të fizikës: Galaktikat rrotullohen njëlloj »
Article Logic
Execution time: 0.021322965621948
array(1) { ["section"]=> string(82) "trondit-kengetarja-e-famshme-tregon-vuajtjet-per-dy-vite-u-mbylla-ne-shtepi-113259" }