"Tronditen" kuqezinjtë, helmohet futbollisti i Kombëtares pak orë para ndeshjes me Maqedoninë

Publikuar tek: sport, më 11:34 05-09-2017

Shqipëria do të luajë sonte kundër Maqedonisë, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Botërorit "Rusi 2018".

Ende nuk është zbuluar formacioni zyrtar, por pritej që një nga titullarët të ishte Eros Grezda. Ky i fundit bëri një paraqitje relativisht të mirë në ndeshjen ndaj Lihtenshtejnit, ndaj kishte gjasë që Panucci t'i besonte sërish. Por, nuk do të ndodhë kështu.

Kjo pasi Grezda ka pasur mbrëmë probleme shëndetësore si shkak i një helmimi. Ai është mbajtur nën vëzhgim të mjekëve ku ka marrë injeksione dhe serume.

Megjithatë bëhet e ditur se 22-vjeçari nuk do të mund të jetë sonte i pranishëm në fushën e blertë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « TKZ braktis bojkotin, 450 tifozë kuqezi në stadiumin e Strumicës
Panucci i befason të gjithë, me formacion të tillë kundër Maqedonisë s’ka guxuar asnjë »
Article Logic
Execution time: 0.0046048164367676
array(1) { ["section"]=> string(96) "tronditen-kuqezinjte-helmohet-futbollisti-i-kombetares-pak-ore-para-ndeshjes-me-maqedonine-91224" }