Tronditëse/ E dërgoi për vizitë, nëna shqiptare braktis foshnjën disaditëshe në spital

Publikuar tek: rajon, më 16:48 22-05-2019 Tronditëse/ E dërgoi për vizitë, nëna shqiptare braktis foshnjën disaditëshe në spital Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në Kosovë, ku një nënë ka braktisur foshnjën disa ditëshe në spitalin e Pejës.

Gruaja kishte dërguar ditën e hënë djalin e porsalindur në spital për t’i bërë një kontroll shëndetësor, por gjatë kontrollit ajo e ka braktisur fëmijën dhe është larguar.

Mësohet se nëna e re i ka dhënë identitet të rremë doktorëve duke e bërë edhe më të vështirë identifikimin e saj.

Policia dhe Prokuroria kanë marrë në dforë rastin dhe po punojnë për identifikimin e gruas, ndërsa foshnja është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Ky nuk është rasti i parë i braktisjes së foshnjave të porsalindura në Kosovë, gjë që ndodh për shkak të kushteve sociale dhe ekonomike apo mospranimi i fëmijës nga babai biologjik dhe nga familja e nënave të reja.

Muajin e kaluar, një nënë nga Prizreni ka bërë një veprim edhe më të rëndë se braktisja, pasi ka lindur në shtëpi dyshohet se e ka mbytur me rroba foshnjën e saj. Ajo është arrestuar dhe gjykata i ka caktuar paraburgim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.10216093063354
array(1) { ["section"]=> string(91) "tronditese-e-dergoi-per-vizite-nena-shqiptare-braktis-foshnjen-disaditeshe-ne-spital-165306" }