Tronditëse, gjenden gjilpëra dhe brisqe në brendësi të çokollatave për fëmijë në Halloween

Publikuar tek: bota, më 21:37 01-11-2015 Tronditëse, gjenden gjilpëra dhe brisqe në brendësi të çokollatave për fëmijë në Halloween

Policia po investigon disa raste kur në brendësi të karameleve dhe çokollatave të përgatitura për t’iu shpërndarë fëmijëve në festën e Halloween-it janë gjetur sende të mprehta si gjilpëra dhe brisqe.

Sipas traditës së festimeve të Halloween-it në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njerëzit përgatitin çokollata, biskota dhe karamele të cilat ia shpërndajnë fëmijëve të cilët shkojnë derë më derë te fqinjtë e tyre. Pas një rasti tronditës ku një fëmijë pësoi dëmtime pasi konsumoi një biskotë brenda së cilës ishte futur një brisk roje, po në të njëjtën lagje në Filadelfia kanë konstatuar edhe disa raste të tjera.

Menjëherë kanë filluar hetimet për të zbuluar se kush i ka përgatitur këto biskota, një ngjarje që ka shokuar mbarë opinionin në SHBA.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.21621608734131
array(1) { ["section"]=> string(95) "tronditese-gjenden-gjilpera-dhe-brisqe-ne-brendesi-te-cokollatave-per-femije-ne-halloween-24441" }