Tronditet Argjentina, Lionel MESSI 'frikëson' me veprimin e fundit

Publikuar tek: sport, më 20:48 14-08-2018 Tronditet Argjentina, Lionel MESSI 'frikëson' me veprimin e fundit Lionel Messi

Ylli i Barcelonës Lionel Messi është në prag të tërheqjes përfundimtare nga kombëtarja e Argjentinës.

Kapiteni i bardhekaltërve nuk do të marrë pjesë në ndeshjet miqësore që amerikanolatinët kanë programuar në muajt e ardhshëm.

Lajmin e jep kanali sportiv argjentinas “TNT Sports”, i cili thekson se tërheqja është e përkohshme, por nuk ka garanci nëse kjo do të jetë hera e vërtetë e largimit të sulmuesit 31-vjeçar.

Ai ka folur me teknikun e komanduar të Argjentinës Lionel Scaloni. Nuk dihet nëse ai do të marrë pjesë në Kupën e Amerikës të vitit të ardhshëm që organizohet në Brazil.

Messi dhe skuadra e tij zhgënjeu në kampionatin botëror të fundit në Rusi. Kjo mendohej se ishte tentativa e fundit e “Pleshtit” për të fituar Kupën e Botës.

Pas “Copa America Centenario 2016” Messi deklaroi tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar pas humbjes shokuese në finale me Kilin, por më vonë ai ndërroi mendim dhe iu rikthye përfaqësueses.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dëmtim horrorr për boksierin shqiptar, shtyhet ndeshja e shumëpritur (FOTO)
»
Article Logic
Execution time: 0.014333963394165
array(1) { ["section"]=> string(70) "tronditet-argjentina-lionel-messi-frikeson-me-veprimin-e-fundit-131136" }