“Tronditet” kampionati shqiptar, pas humbjes trajneri jep dorëheqjen

Publikuar tek: sport, më 22:13 22-12-2018 “Tronditet” kampionati shqiptar, pas humbjes trajneri jep dorëheqjen Foto ilustruese

Ditën e sotme janë luajtur ndeshjet e javës së 14-të të Kategorisë së Parë.

Tomori ka pritur në shtëpi Egnatian, por që ka përfunduar me rezultatin 1-3 për rrogozhinasit. Në këto kushte, trajneri i beratasve, Bledar Devolli ka dhënë dorëheqjen.

Në fakt, kjo është hera e dytë për këtë sezon, që Devollit nuk e çon deri në fund detyrën e tij. Kujtojmë që në fillim e nisi aventurën me Kamzën, po është larguar vetëm pas disa ndeshjeve të luajtura. Mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim si do të shkojë situata e klubit të Beratit, por edhe teknikut Devolli.

Deri më tani, Tomori ka vetëm 14 ndeshje dhe renditet në vendin e 3-të nga fundi me 16 pikë të grumbulluara.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03694486618042
array(1) { ["section"]=> string(72) "tronditet-kampionati-shqiptar-pas-humbjes-trajneri-jep-doreheqjen-146163" }