Tronditet Kombëtarja e Zvicrës, mesfushori shqiptar kërcënohet me vdekje

Publikuar tek: sport, më 10:19 18-06-2018 Tronditet Kombëtarja e Zvicrës, mesfushori shqiptar kërcënohet me vdekje

Ditën  e djeshme është luajtur takimi mes Brazilit dhe Zvicrës, ku të dyja Kombëtaret u ndanë në paqe mes tyre me nga një pikë pas barazimit 1-1. Si duket, ky barazim nuk është "përtypur" nga tifozët brazilianë të e kanë ekzagjeruar me reagimin e tyre, duke kërcënuar me vdekje mesfushorin shqiptar, Valon Behrami.

 

Lajmi është publikuar nga media zvicerane "Uatson.ch", e cila ka mbledhur komentet e tifozëve brazilianë që kanë bërë në profilin e Behramit.

“Nëse do të vish në pushime në Brazil, do të të mbysim”. “Ti je në listën e zezë të Brazilit”. “Nëse ke pasur punë me Nejmarin, atëherë do kesh punë me tërë Brazilin”, kanë qenë disa nga komentet e rënda që janë bërë në profilin e mesfushorit me origjinë shqiptare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kombëtarja e volejbollit nderon Shqipërinë, vajzat kuqezi dominojnë Estoninë
Meta i dorëzon flamurin kombëtar ekipit që do na përfaqësojë në Spanjë, Smajlaj: Uroj të marrim sa më shumë medalje »
Article Logic
Execution time: 0.55286908149719
array(1) { ["section"]=> string(78) "tronditet-kombetarja-e-zvicres-mesfushori-shqiptar-kercenohet-me-vdekje-124836" }