Tronditet Lezha në mesnatë, digjet makina luksoze e kreut të bashkisë

Publikuar tek: kulture-art, më 06:59 25-09-2017 Tronditet Lezha në mesnatë, digjet makina luksoze e kreut të bashkisë ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesantën e mbrëmshme në qytetin e Lezhës.

Një makinë fuoristradë tip Benz ML që përdorej nga kryetari i bashkisë Fran Frrokaj është përfshirë nga flakët. Bashkë me mjetin e tij luksoz tip fuoristradë është djegur edhe një mjet tjetër tip “Benz-Mercedez”, gjatë kohës që dy makinat ishin të parkuara.

Ngjarja sipas policisë së Lezhës ka ndodhur rreth orës 00:45 në lagjen “Beslidhja” dhe ende nuk janë sqaruar shkaqet që çuan në shkrumbimin e mjeteve.

NJOFTIMI I POLICISË

 Me datë 25.09.2017, rreth orës 00:45, në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë , ka ardhur një telefonatë se në lagjen "Besëlidhja" Lezhë, në parkingun e një pallati po digjen dy automjete. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses të cilët kanë ndërhyre menjëherë duke fikur zjarrin. Nga veprimet e para hetimore, rezulton se janë përfshirë nga flakët dy automjete të parkuara afër njëra - tjetrës , dhe konkretisht: Automjeti Mercedes Fuoristradë ML me targë AA 400 JK në pronësi të shtetases Sh.P. dhe në përdorim nga shtetasi F.F., si dhe mjeti Mercedes Benz me targë LE 7495 E në pronësi të shtetasit K.Ll. Grupi hetimor po vijon kryerjen e veprimeve në vendngjarje. Janë marrë disa deklarime si dhe po bëhet kqyrja e kamerave përgjatë rrugës dhe në afërsi të vendit të ngjarjes me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Gjithashtu po bëhet vlerësimi i rastit nga eksperti piroteknik me qëllim përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kush është shqiptari që po bën biznes në SHBA me etnografinë shqiptare (VIDEO)
Rishfaqet Ervin Hatibi, poeti kontravers prej kohësh larg atdheut (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.013854026794434
array(1) { ["section"]=> string(74) "tronditet-lezha-ne-mesnate-digjet-makina-luksoze-e-kreut-te-bashkise-93539" }