Tronditet Milan, Montela në prag të largimit nëse humbet derbin

Publikuar tek: sport, më 15:01 12-10-2017 Tronditet Milan, Montela në prag të largimit nëse humbet derbin

Derbi i së dielës Inter-Milan nuk do të vendos vetëm për tre pikët e javës së 8-të të serie A por ndoshta e fatin e trajnerit të Milanit, Vinçenzo Montela.

Mediat italiane bëjnë me dije se e ardhmja e Montelës është shumë e rrezikuar dhe do të jetë shumë vendimtare paraqitja e kuq e zinjve në derbin përballë Inter.

Për këtë gjë Calciomercato.com, shkruan se drejtuesit e Milan kanë nisur kërkimet për gjetjen e trajnerit të ri. Në lupën e drejtuesve kuq e zi ka rënë ish-trajneri i Lacios, Vladimir Petkoviç.

Mediat raportojnë se me këtë çështje po merret direkt drejtori sportive i kuqezinjve, Mirabelli. Më herët për stolin e Milan ishte përfolur edhe emri i Karlo Ançelotit, i cili i mohoi zërat. 

Më shumë në këtë kategori: « Mustedanagiç zytarizon listën e kombëtares u17, emra të rinj surprizë
»
Article Logic
Execution time: 0.0036699771881104
array(1) { ["section"]=> string(68) "tronditet-milan-montela-ne-prag-te-largimit-nese-humbet-derbin-95641" }