Tronditet PARTIZANI para derbit, Lorenc Trashi largohet nga stërvitja

Publikuar tek: sport, më 19:56 26-09-2018 Tronditet PARTIZANI para derbit, Lorenc Trashi largohet nga stërvitja

Të premten në mbrëmje luhet ndeshja më e madhe e futbollit shqiptar, Tirana – Partizani. 

Vëmendja është maksimale dhe të dyja skuadrat janë të “detyruara” për të marrë tre pikë në këto takime. Mirëpo para duelit Partizani ka marrë një lajm shumë të hidhur, pasi mesfushori Lorenc Trashi rrezikon të mos luajë.

Newsport.al mëson se lojtari ka ndërprerë stërvitjen që ka filluar në orën 17:00 deri në 18:30 dhe ka marrë menjëherë ndihmën e mjekëve.
Sikurse raportohet, lojtari ka patur probleme me muskujt e
kofshës së majtë dhe ende nuk dihet nëse 26 vjeçari do të jetë prezent në fushën e blertë apo jo.

Ndërkohë kujtojmë që 15 herë kampionët e vendit stërvitjen po e zhvillojnë në Elbasan, në qytetin fqinj.

Kjo nuk është hera e parë që të kuqtë stërviten larg kryeqytetit, pasi edhe në fillim të kampionatit është ndjekur e njëjta strategji

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "Të të vë një katër që të mbledhësh mendjen", kur zysha e 8-vjeçares kërcënonte për derbin e kryeqytetit dhe... bëhej padashur pjesë e tij
SUPLEMENTET/ Kampioni i bodybuilding, nxjerr të ‘palarat’ e trupave muskolozë »
Article Logic
Execution time: 0.020915031433105
array(1) { ["section"]=> string(75) "tronditet-partizani-para-derbit-lorenc-trashi-largohet-nga-stervitja-135719" }