Tronditet Spanja, futbollisti kryesor planifikon tërheqjen nga përfaqësuesja

Publikuar tek: sport, më 14:54 29-07-2018 Tronditet Spanja, futbollisti kryesor planifikon tërheqjen nga përfaqësuesja

Skualifikimi i Spanjës nga kampionati botëror hapi një cikël të ri te”Furia e Kuqe”.

Të identifikuar si skuadër e aftë të fitojë titullin, që prej 2012 iberikët kanë zbritur nga “maja e Olimpit”. Eliminimi nga Rusia në 1/16 detyroi Andres Iniestan të shpallte tërheqjen nga kombëtarja duke mbyllur një periudhë të artë të futbollit spanjoll. Por ditën ka qarkulluar lajmi se një tjetër lojtar i rëndësishëm i Spanjës po mendon mbylljen e karrierës me përfaqësuesen.


Mesfushori i Manchester Cityt David Silva po kalon një periudhë delikate në jetë pasi djali i tij Mateo lindi me probleme në fund të vitit 2017. Por 32-vjeçari i ka arritur të gjitha sukseset me “Furinë e Kuqe” dhe impenjmi për familjen është më i rëndësishëm sesa karriera futbollistike.

“Që në Botëror kam qenë i përqëndruar 100% te djali im. Po kthehem te Manchester City të dielën dhe do të filloj të mendoj sërish për futbollin. Sinqerisht nuk e di nëse do të vahzdoj të luaj me Span jën. Është diçka që do ta vendos në ditët dhe javët e ardhshme kur të kthehem te City. Në këtë moment, të vetmet gjëra në mendjen time janë djali im, e dashura ime dhe familja. Do të flas m e njerëzit e tjerë për Spanjën, ndoshta me Guardiolën , por në fund do të jetë vendimi im”, deklaroi mesfushori i spikatur i Spanjës.

Silva numëron 125 ndeshje në karrierë me Spanjën./newsport.al/

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish-futbollisti i SKËNDERBEUT largohet nga drejtimi i skuadrës: Do punoj me Redi Jupin (FOTO)
Lojtari shqiptar në kampionatin spanjoll, gati firma me gjigandët e LA LIGA-s »
Article Logic
Execution time: 0.0044808387756348
array(1) { ["section"]=> string(82) "tronditet-spanja-futbollisti-kryesor-planifikon-terheqjen-nga-perfaqesuesja-129522" }