Tropojë/ Shkëputet nga PD-ja Agron Demushi, do kandidojë si i pavarur

Publikuar tek: politike, më 13:16 14-04-2015 Tropojë/ Shkëputet nga PD-ja Agron Demushi, do kandidojë si i pavarur Agron Demushi

Kryetari aktual i Bashkisë së Bajram Currit do kandidojë si i pavarur për Bashkinë e Tropojës.  Agron Demushi ka shpallur sot vendimin e tij që të kandidojë si i pavarur për këtë bashki, vendim që do zyrtarizohet edhe me mbledhjen e firmave për regjistrim në KQZ.

Demushi bëri publik vendimin e tij pas vendimit të Partisë Demokratike për të kandiduar Besnik Dushajn në Tropojë.

Demushit do t’i duhet të përballet me kandidatin e PD-së si dhe me atë të LSI-së, Rexh Byberi. Në këtë bashki duket se ka tashmë një kandidim vetëm të të djathëve, pasi edhe Byberi ka qenë nënkryetar i PD-së, para se të bashkohej me PS-së. "Në 25 vite ka lëvizje të mëdha dhe njerëzit nuk qëndrojnë fiks në mendimet e tyre.", komentoi ditë më parë deputeti Shkëlqim Cani për kandidaturën e Byberit.

Burime brenda PD-së thonë se pritet që edhe dy kandidatë të tjerë të përfolur për të kandiduar nën siglën e PD-së do të dalin si të pavarur. Emrat e tyre ende nuk dihen.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Partia Demokratike zyrtarizon kandidaturën e Bashkim Shehut për Kukësin
Balla: Kandidatët e PS në Krujë dhe Kamëz do padisin deputetët e PD për shpifje »
Article Logic
Execution time: 0.025116920471191
array(1) { ["section"]=> string(72) "tropoje-shkeputet-nga-pd-ja-agron-demushi-do-kandidoje-si-i-pavarur-8686" }