Trump dhe Putin mund të takohen për herë të parë në Slloveni, organizatore është Melania

Publikuar tek: bota, më 17:38 29-11-2016 Trump dhe Putin mund të takohen për herë të parë në Slloveni, organizatore është Melania

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump mund të zhvillojë takimin e tyre të parë në shtetin ballkanik të Sllovenisë.

Kryeministri slloven, Miro Cerar gjatë një interviste për “Associated Press” ka thënë se vendi i tij mund të kthehet në një urë për dy superfuqitë.

Cerar ka zhvilluar një bisedë telefonike me bashkëkombasen e tij, Melania Trump dhe burrin e saj president Donald Trump, ku kanë diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe.

Shteti ku lindi dhe u rrit Zonja e Parë e Amerikës kërkon tani të vendoset në qënder të vëmendjes botërore me një situatë të ngjashme të ndodhur edhe në vitin 2001, ku presidenti i atëhershëm i SHBA-së, George Ë. Bush zhvilloi takimin e parë me presidentin Vladimir Putin.

Gjithsesi, kryeministri slloven ka theksuar se një iniciativë e tillë duhet të ndërmerret nga Trump dhe Putin dhe se shteti i tij është gjithnjë i gatshëm.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022503137588501
array(1) { ["section"]=> string(93) "trump-dhe-putin-mund-te-takohen-per-here-te-pare-ne-slloveni-organizatore-eshte-melania-61049" }