Trump fajëson mediat: Shtrembëruan fjalët e mia

Publikuar tek: bota, më 10:01 11-08-2016 Trump fajëson mediat: Shtrembëruan fjalët e mia

Republikani Donald Trump ka fajësuar mediat se deformuan fjalët e tij lidhur me thirrjen ndaj mbështetësve që të vrisnin rivalen e tij për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton.

Ai tha për Fox News se, gazetarët e “pandershëm” kishin shtrembëruar fjalët e tij, që në dukje sugjeronin se aktivistët për të drejtën e armëmbajtjes mund të ndalonin zonjën Clinton nëse ajo zgjidhej.

Biznesmeni i kthyer në politikan mohoi gjithashtu nxitjen e dhunës dhe tha se, vetëm po nxiste mbështetësit e tij të votonin. Komentet e tij të së martës shkaktuan një furtunë kritikash.

Disa i interpretuan fjalët e tij si sugjerime të errëta se poseduesit e armëve mund t’i ngrenë ato kundër Clinton, ndërsa të tjerë i cilësuan ato si të papërgjegjshme e që mund të shkaktojnë pasoja të dhunshme.

Edhe figurat më të larta të kampit republikan, përmes zëdhënësit të Dhomës, Paul Ryan deklaruan se kjo ishte një shaka e papërshtatshme e Trump.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028555154800415
array(1) { ["section"]=> string(52) "trump-fajeson-mediat-shtremberuan-fjalet-e-mia-49405" }