Trump i prerë: Shtetet anëtare të NATO të paguajnë MENJËHERË 2% të PBB-së

Publikuar tek: bota, më 19:56 11-07-2018 Trump i prerë: Shtetet anëtare të NATO të paguajnë MENJËHERË 2% të PBB-së

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha të mërkurën se vendet anëtare të NATO-s duhet të paguanjë 2% të të prodhimit ekonomik të vendit të tyre për mbrojtjen.

Përmes një postimi në Twitter, Trump tha se shtetet anëtare duhet ta bëjnë këtë gjë menjëherë dhe jo gradualisht deri në vitin 2025.

Aktualisht Shqipëria shpenzon 1.10% të PBB-së për mbrojtjen, shifër që duhet të shkojë në 2%, ndërkohë që PBB-ja e vendit tonë përllogaritet në 11.9 miliard dollarë.

Trump u tha më parë udhëheqësve të aleancës se duhet të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes në 4 për qind të prodhimit të brendshëm bruto ose të PBB-së.

"Çfarë të mire ka NATO nëse Gjermania po i paguan Rusisë miliarda dollarë për gaz dhe energji?" shkroi Trump. "Shtetet e Bashkuara po paguajnë për mbrojtjen e Evropës, pastaj humbasin miliarda për tregtinë. Duhet të paguajnë 2% të PBB-së në mënyrë të menjëhershme, jo më 2025," shtoi ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « NATO fton zyrtarisht Maqedoninë të fillojë bisedimet për anëtarësim
Deklarata e Hahn për 'ndryshime kufijsh' mes Shqipërisë dhe Greqisë, reagon KE »
Article Logic
Execution time: 0.017781972885132
array(1) { ["section"]=> string(78) "trump-i-prere-shtetet-anetare-te-nato-te-paguajne-menjehere-2-te-pbb-se-127574" }