Trump vendos, këta janë kryetarët e rinj të Ministrisë së Drejtësisë dhe CIA-s

Publikuar tek: sport, më 17:00 18-11-2016 Trump vendos, këta janë kryetarët e rinj të Ministrisë së Drejtësisë dhe CIA-s

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump vendosi t’i besojë kreun e Ministrisë së Drejtësisë senatorit Jeff Sessions, duke zgjedhur gjithashtu kreun e shërbimeve sekrete CIA, Mike Pompeo.

Sessions, 69 vjeçar ka dalë hapur kundër imigracionit të paligjshëm, një nga çështjet kryesore të fushatës së Trump që premtoi se do të dëbojë 11 milionë klandestinë që ndodhen në SHBA.

I lindur në jug të SHBA-së, ai ka përfaqësuar Alabamën në Senat nga viti 1997 ku është shfaqur gjatë presidencës së George W. Bush dhe Barack Obamës kundër disa projekte për rivlerësimin e dokumentave për imigrantët. Ai shkaktoi një valë polemikash për deklaratat raciste të mbajtura disa dekada më parë.

CIA do të drejtohet nga Mike Pompeo, 52 vjeçar që përfaqëson Kansasin në Dhomën e Përfaqësuesve.

Ai ishte pjesë e komisionit hetimor në Kongresin Amerikan dominuar nga republikanët, në lidhje me sulmin ndaj misionit amerikan në Benghazi në 2012, ku katër amerikanë u vranë duke përfshirë dhe ambasadorin Chris Stevens.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rikthehet ‘Ballist’ Morina, mesazh të fortë tifozëve Kuq e Zi, FSHF-së dhe Policisë
De Biasi: Unë te Italia? Dikush më pengoi të bëhesha trajner i “axurrëve” »
Article Logic
Execution time: 0.030571937561035
array(1) { ["section"]=> string(83) "trump-vendos-keta-jane-kryetaret-e-rinj-te-ministrise-se-drejtesise-dhe-cia-s-59964" }