Trupi i pajetë i ushtarakes niset për në Shqipëri, Xhaçka viziton familjen: Zarife Hasanaj "Dëshmore e atdheut"

Publikuar tek: aktualitet, më 11:45 09-05-2019 Trupi i pajetë i ushtarakes niset për në Shqipëri, Xhaçka viziton familjen: Zarife Hasanaj

Pas kthimit nga Letonia, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka ka vizituar familjen e nëntetares Hasanaj, e cila humbi jetën nga shpërthimi i një mine.

"Dhimbja juaj është edhe e jona. Jeni pjesë e familjes së madhe ushtarake. Do keni mbështetjen tonë për çdo nevojë. Ndarja nga jeta e Zarifes humbje e madhe per të gjithe ne", ka thënë ministrja, ndërsa është shprehur se Zarife Hasanaj  do të shpallet "Dëshmor i atdheut".

Sakaq, trupi i pajetë i nëntetares eshte nisur për në Shqiperi. Në bazen Camp Adazi në Letoni pak më pare u organizua ceremonia e lamtumirës me pjesemarrjen e efektiveve nga 10 vendet, pjese e misionit "Enhanced Forward Presence".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.076478958129883
array(1) { ["section"]=> string(114) "trupi-i-pajete-i-ushtarakes-niset-per-ne-shqiperi-xhacka-viziton-familjen-zarife-hasanaj-deshmore-e-atdheut-163568" }