Tsipras bën deklaratën e FORTË, i thotë Merkel ‘Shqipëria s’e meriton të jetë fare kandidate për BE’

Publikuar tek: rajon, më 22:06 10-01-2019 Tsipras bën deklaratën e FORTË, i thotë Merkel ‘Shqipëria s’e meriton të jetë fare kandidate për BE’

Kryeministri grek Aleksis Tsipras i thotë kancelares gjermane Angela Merkel se Shqipëria nuk e meriton të jetë vend kandidat për të hyrë në Bashkimin Eurpoian, për sa kohë nuk respekton minoritetin grek.

Deklaratën e fortë Tsipras e ka bërë sot në Athinë, ku ndodhet për vizitë kancelarja gjermane. Kryeministri grek “nënvizoi gjithashtu rëndësinë që Turqia të respektojë ligjin ndërkombëtar”, thotë njoftimi zyrtar i Athinës.

Ajo çfarë kanë diskutuar me detaje Tsipras dhe Merkel sa i përket integrimit të Shqipërisë në BE, nuk dihet, por kujtojmë se qeveria greke shprehu shqetësimin për atë që e quan konfiskim të tokave të minoritarëve grekë në bregdetin e jugut nga qeveria shqiptare, në kuadër të ligjit për investime strategjike.

Shqipëria merr përgjigjen për çeljen ose jo të negociatave për integrim në BE qershorin e këtij viti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ministri i Jashtëm gjerman, Maas: Rruga e Kosovës drejt BE edhe nëpërmjet një pajtimit me Serbinë
Jo vetëm në Shqipëri, ngrihen në protestë studentët e Kosovës »
Article Logic
Execution time: 0.004378080368042
array(1) { ["section"]=> string(104) "tsipras-ben-deklaraten-e-forte-i-thote-merkel-shqiperia-s-e-meriton-te-jete-fare-kandidate-per-be-148298" }