Tsipras, kryeministrit Rama: Janullatus, rol të rëndësishëm në Shqipëri. Le të zgjidhim problemet

Publikuar tek: politike, më 08:29 29-09-2015 Tsipras, kryeministrit Rama: Janullatus, rol të rëndësishëm në Shqipëri. Le të zgjidhim problemet Kryeministrat Rama dhe Tsipras gjate takimit ne Nju Jork

Gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork kryeministri Edi Rama ka pasur një bisedë me kryeministrin grek Aleksis Tsipras, e para e këtij lloji mes dy kryeministrave. 

Mediat në Greqi bëjnë edhe zbardhjen e një pjese të takimit të dy kryeministrave. Kryeministri Tsipras ka kërkuar që Shqipëria dhe Greqia të zgjidhin çështjet problematike që kanë pasur mes tyre, duke pasur idenë dhe fokusin te marrëveshja e detit mes dy vendeve.

“Eshtë një cështje që duhet të zgjidhet në bazë të të drejtës ndërkombëtare” ka thënë Tsipras. Ndërkohë gjykata Kushtetuese në Shqipëri ka hedhur poshtë marrëveshjen e firmosur më parë nga ish ministri i Jashtëm Lulzim Basha për të rihapur një negociim të ri.

Ndërkohë, Tsipras ka kërkuar më shumë respect edhe për kryepeshkopin Janullatus. “Kryepeshkopi ka një rol të rëndësishëm në Shqipëri” mësohet të ketë thënë shefi I qeverisë greke, por pa specifikuar rolin e tij.

Ndërkaq kryeministri Rama ka shfrytëzuar rastin për të ftuar kryeministrin Tsipras në Shqipëri e shefi i qeverisë greke ka deklaruar se mbështet përpjekjet e Shqipërisë për në BE.

Drejtori i komunikimit të kryeministrit, Endri Fuga ka shkruar në rrjetet sociale: “një takim i parë shumë miqësor ndërmjet kryeministrit shqiptar Edi Rama me kryeministrin grek Aleksis Tsipras në Nju Jork”. 

Gazeta greke Tovima shkruan se kryeministri grek nënvizoi rëndësinë e zgjidhjes së çështjeve të pazgjidhura ndërmjet dy vendeve bazuar në ligjin ndërkombëtar dhe frymën e respektit reciprok. Sipas gazetës Tsipras gjithashtu argumentoi për të drejtat e minoritetit grek dhe besimit të tyre fetar, duke theksuar rëndësinë e Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas.

Kryeministri grek nënvizoi se Athina do të mbështesë përpjekjet e Tiranës në rrugën e integrimit evropian e cila demonstrohet në angazhime të përbashkëta. Dy liderët diskutuan gjithashtu edhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhëniëve dypalëshe, me theks të vecantë te financat dhe shkëmbimi tregtar ndërkohë që zoti Rama ftoi homologun grek të vizitojë Shqipërinë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Propozimet e LSI për reformën në drejtësi, ndërhyrje në 31 pika
Afera CEZ-DIA/ Berisha mbron Metën: Ka një dallim me Ramën, kërkoi hetim ndërkombëtar »
Article Logic
Execution time: 0.0044889450073242
array(1) { ["section"]=> string(99) "tsipras-kryeministrit-rama-janullatus-rol-te-rendesishem-ne-shqiperi-le-te-zgjidhim-problemet-21897" }