Tubim në Shkodër për turistët e vrarë

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:01 05-07-2015 Tubim në Shkodër për turistët e vrarë

Në qytetin e Shkodrës është zhvilluar një tubim i heshtur për dy turistët e vrarë mbrëmjen e 3 korrikut në fshatin Prekal të Dukagjinit. Qytetarët kanë mbajtur në duar fotot e dy të rinjve të vrarë në mënyrë makabre, kanë ndezur qirinj dhe kanë mbajtur flamurin e shtetit çek në shenjë solidariteti për ngjarjen e rëndë.  Michal Svatos, 27 vjeç  dhe Anna Kosinova 36 vjeç u vranë nga një person që ndodhej në automjetin e tyre gjatë kohës që ktheshin nga fshati i Thethit. Një reagim i fortë ka mbizotuar edhe në rrjetet sociale nga qytetarët shqiptarë, të cilët janë solidarizuar me familjarët dhe miqtë e çiftit të vrarë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021997213363647
array(1) { ["section"]=> string(43) "tubim-ne-shkoder-per-turistet-e-vrare-15363" }