Tuna dhe Cozman komunikatë për mediat: Nuk kishim drogë, u ndaluam se ishim me shpejtësi

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:14 04-07-2015 Tuna dhe Cozman komunikatë për mediat: Nuk kishim drogë, u ndaluam se ishim me shpejtësi Tuna dhe Cozman

Tuna Dhe Cozman  pas raportimeve sipas të cilave ishin arrestuar nga policia për shkak se iu gjet drogë në makinë kanë reaguar nëpërmjet një komunikate për shtyp të menaxherëve të tyre.

Në komunikatë thuhet se çifti është ndaluar për shkak të mos respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor dhe jo se iu gjet lëndë narkotike në makinë.

Menaxherët e këngëtarëve njoftojnë se ata janë kthyer tashmë në Dhërmi, ndërsa u bëjnë thirrje medias të kenë kujdes me raportimet.

Komunikata e plotë për media nga Fenix Team

Menaxhmenti i reperit, Cozman dhe Tuna, i hedhë poshtë kategorikisht të gjitha raportimet e rrejshme të mediave dashakeqe dhe konspirative, se artistët janë zënë me mjete narkotike në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë.

Fenix Team sqaron për publikun dhe mediat se këngëtarët janë ndalur nga policia, 10 minuta pas përfundimit të performancës së tyre në SummerFest 2015 në Tiranë, organizuar nga Top Channel, dhe janë ndaluar për drejtim të veturës me shpejtësi dhe mos respektim i rregullave të komunikacionit (mos respektim i semaforit – “kalimi në të kuqe”), e jo për posedim të mjeteve të palejuara nga ligji.

Artistët nuk janë arrestuar. Tashmë janë duke arritur në Dhërmi, ku edhe do të fillojnë xhirimet e projektit të ri muzikor.

Kërkojmë nga mediat jo serioze dhe shpifëse, që të kenë kujdes me raportimet e tyre, dhe që së pari t’i konfirmojnë informacionet e tyre, para publikimit.

Fenix Team, Korrik 2015

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.086138010025024
array(1) { ["section"]=> string(92) "tuna-dhe-cozman-komunikate-per-mediat-nuk-kishim-droge-u-ndaluam-se-ishim-me-shpejtesi-15331" }