Tuna, fiton ” Dancing with the Stars”

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 10:54 10-02-2015 Tuna, fiton ” Dancing with the Stars”

Spektakli i kërcimt "Dancing with the stars" ka kurorëzuar me fitore, Tuna Sejdiun. Këngëtarja u vlerësua pozitivisht si nga juria ashtu edhe nga publiku, ç'ka i solli asaj edhe triumfin në garën e kërcimit. Gjatë mbrëmjes, Tuna eleminoi një e nga një konkurentët e tjerë. E para që u largua nga gara ishte Heidi Lushtaku, e fill pas saj iku edhe Kristi Popa.

Ata që prekën finalen ishin Amos Zaharia dhe Evi Reçi por pa mundur të fitonin më shumë se aq.

Tuna ka qenë gjithnjë energjike në netët e spektaklit dhe videot e saj të kërcimit janë ndër më të klikuarat në "youtube".

Edhe nga juria u zgjodh një fitues. Mes Ilir Shaqirit, Alfred Kaçinarit dhe Milajim Zekës, Ema Andrea u shpall e preferuara e publikut.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025134086608887
array(1) { ["section"]=> string(38) "tuna-fiton-dancing-with-the-stars-2903" }