Tunizia në marsh antiterrorist, Hollande dhe Renzi të pranishëm në mbështetje të Tunizisë

Publikuar tek: bota, më 16:44 29-03-2015 Tunizia në marsh antiterrorist, Hollande dhe Renzi të pranishëm në mbështetje të Tunizisë

Banorët e Tunizisë kanë dalë ditën e sotme në marshim si protestë kundër sulmit terrorist që u bë në muzeun Bardo. Në muzeun Bardo është mbajtur edhe një ceremoni në kujtim të turistëve të vdekur dhe midis të pranishmëve ishin kryeministri italian Mateo Renzi dhe presdenti francez Francoise Hollande.

Hollande shprehet se ofron mbështetjen e Francës për Tunizinë dhe se sot ndodhej në ceremoni në kujtim të viktimave të vdekura, nga të cilët katër prej tyre kishin shtetësi franceze. "Ne kishim katër qytetarë francezë të vrarë  gjatë sulmit terrorizmit më 18 mars, kështu që ishte e nevojshme për të marrë pjesë në këtë ceremoni," tha presidenti Hollande. Gjatë këtij sulmi, më datën 18 mars mbetën të vdekur 21 turistë dhe  një tunizian. Motot e marshit të tyre ishin, "Tunizia është e lirë! Jashtë terrorizmi!".

Autoritete kanë deklaruar që javën e kaluar janë arrestuar një numër shumë i madh të dyshuarish të cilët mendohen të kenë pasur lidhje me sulmin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030157804489136
array(1) { ["section"]=> string(93) "tunizia-ne-marsh-antiterrorist-hollande-dhe-renzi-te-pranishem-ne-mbeshtetje-te-tunizise-7279" }