“Turi i Epirit”, Greqia nis promovimin turistik nga Tirana

Publikuar tek: kulture-art, më 17:31 03-02-2016 “Turi i Epirit”, Greqia nis promovimin turistik nga Tirana

Rajoni i Epirit që përfshin zonën e Greqisë fqinje me Shqipërinë po organizon një udhëtim në Ballkan me qëllim promovimin e turizmit dhe produkteve vendase. Ndalesa e parë do të jetë Tirana, ku prodhuesit e Epirit dhe hotelierët, do të bëjë takime Biznes to Biznes (B2B) me sipërmarrësit shqiptarë, me qëllim për të shfrytëzuar mundësitë e reja të biznesit.

Gjatë dy ditëve të aktivitetit që do të mbahet në Hotel Tirana më 5 dhe 6 shkurt do të prezantohen dhe produktet e Epirit, promovimi i markave dge produkteve, të njohura për cilësinë e tyre në vendet fqinje. Objektivi kryesor mbetet për të rritur ndërgjegjësimin dhe interesin nga shitësit lokalë.

I pranishëm do të jetë prefekti i Rajonit të Epirit, Z. Alexandros Kachrimanis dhe Prefekti i Qarkut Tiranë, z. Sadi Vorpsi si dhe përfaqësues nga ministria e Ekonomisë dhe Turizmit e institucione të tjera vendore.

Epiri është i njohur si një udhëkryq për kulturën, traditën dhe bukurinë unike natyrore. Ky është një destinacion për të gjithë që duan eksperiencën dhe argëtimin. Epiri ofron një shans për të kombinuar llojet e ndryshme të pushimeve në një udhëtim: nga turizmi malor në ujërat blu të brigjeve të Jonit. Objektivi kryesor mbetet për të krijuar vetëdijen dhe interesin për një rajon, i cili është shumë afër për vizitorët e mundshëm të Ballkanit.

Prodhuesit e produkteve bujqësore nga Epiri do të promovojë produktet e tyre përmes takimeve me shitësit / tregtarët me shumicë / importuesit të Shqipërisë.

Lista e produkteve që do të promovohet:

Mjalti

Frutat bio

Mishi

Ullinjtë

Vera

Bimët aromatike dhe bimëve

Ëmbëlsirat

Makaronat tradicionale

Vaji

Uji

Shoqata e kultivimit të peshkut Thesportia

12675253_10153703373182819_207440814_o.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Art i mrekullueshëm mbi sytë e femrave (Foto-Galeri)
Anri Sala shpërthen mes të Nju Jorkut me “Answer Me”, ekspozita më e re e shqiptarit »
Article Logic
Execution time: 0.016267061233521
array(1) { ["section"]=> string(61) "turi-i-epirit-greqia-nis-promovimin-turistik-nga-tirana-31662" }