Turi tregon për herë të parë dramën familjare: Isha i shqetësuar për të ardhmen tonë, Dulaku më tha: S’do kesh ndonjëherë mangësi financiare

Publikuar tek: fcb-bomb, më 09:01 26-02-2017 Turi tregon për herë të parë dramën familjare: Isha i shqetësuar për të ardhmen tonë, Dulaku më tha: S’do kesh ndonjëherë mangësi financiare

Për herë të parë gazetari dhe moderatori Turjan Hyskaj ka rrëfyer dramën familjare në “Xing me Ermalin".

Hyskaj ka rrëfyer se është bërë pjesë e “Vizion Plus” në moshën 19-vjeçare dhe asokohe regjisoria Suela Bako i kërkoi që të drejtonte emisionin “Kub”, që ishte i ngjashëm me “Next”-in e sotëm. Megjithatë, sipas Xing, në atë periudhë Turit i ndodhi një dramë familjare, e cila e detyroi të merrte përgjegjësitë e një kryefamiljari.

“Babai im u nda nga jeta dhe gjithçka ndryshoi. Unë isha shumë i shqetësuar për të ardhmen tonë. Elio ishte i vogël, mamaja vetëm, kështu që duhet të bëja diçka për të ndihmuar familjen financiarisht”, shpjegon Turi në intervistë.

Më tej, ai tregon se,  “Genc Dulaku më thërret në zyrë dhe më thotë: unë e kam parë që ti ke talent, vetëm puno fort e mos fluturo, por ti në Vizion Plus nuk do kesh ndonjëherë mangësi për të ardhmen tënde financiare”. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018206119537354
array(1) { ["section"]=> string(143) "turi-tregon-per-here-te-pare-dramen-familjare-isha-i-shqetesuar-per-te-ardhmen-tone-dulaku-me-tha-s-do-kesh-ndonjehere-mangesi-financiare-69985" }