Turistët mbërrijnë në liqenin çudibërës në Gramsh, s’u besojnë syve nga ajo që shohin

Publikuar tek: kulture-art, më 14:40 09-08-2017 Turistët mbërrijnë në liqenin çudibërës në Gramsh, s’u besojnë syve nga ajo që shohin

Mbresëlënëse! Mbërrijnë turistët në liqenin “çudibërës” në Lenie të Gramshit. Bëhet fjalë për “Liqenin e Zi” i cili është i njohur për cilësitë që zotëron për shërimin e sëmundjeve me ujë të ftohtë.

Po afron periudha e pikut të shfrytëzimit të këtij uji. 15 gushti deri 15 shtator qindra, në mos mijëra vetë, vijnë në këtë liqen për të ushtruar terapinë me ujë të ftohtë për shërimin e sëmundjeve. Dhe rezultatet duket se kanë qenë vërtet impresionuese. Aq sa tashmë në këtë liqen po vijnë dhjetëra turistë, shkruan portali lokal inforelbasani.al

Turistët shprehen se, burime të tilla që zotërojnë cilësi të veçanta për shëndetin, kanë hasur në Lurisia, Merano, Montekatini, (Itali) Baden- Baden (Gjermani), Lukon (Francë). Por rasti i Gramshit tejkalon çdo parashikim sipas tyre. Sepse, uji i liqenit të Zi, në Lenie të Gramshit, jo vetëm që përdoret për banjë, por edhe është ujë i shkëlqyer për tu pirë.

Temperaturat e larta të këtyre ditëve dhe moti i nxehtë e kthejnë atë në vendin ideal, jo vetëm për kurim të sëmundjeve, por edhe për frekuentimin e turizmit në këtë trevë.

Punë të jashtëzakonshme në këtë drejtim kanë bërë faqet promovuese në rrjetet sociale. Të tilla janë “Qyteti i Gramshit”, “Eja në Gramsh”, “GramshiNews.al” etj.

len1.jpg

 

lenie.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Për herë të parë, memoriali i "Aushvicit" të Tepelenës, ideja brilante nga i biri i të mbijetuarit
Si jetonin dhe kalonin pushimet shqiptarët në 1984-n, një realitet shumë ndryshe nga i sotmi (FOTOGALERI) »
Article Logic
Execution time: 0.0046248435974121
array(1) { ["section"]=> string(90) "turistet-mberrijne-ne-liqenin-cudiberes-ne-gramsh-s-u-besojne-syve-nga-ajo-qe-shohin-88656" }