Turistët tërhiqen nga bunkerët, The Guardian: Hoxha akoma ka hijet e tij në këtë vend

Publikuar tek: ekonomi, më 16:14 01-07-2016 Turistët tërhiqen nga bunkerët, The Guardian: Hoxha akoma ka hijet e tij në këtë vend

Prestigjozja The Guardian, në një artikull të saj për turizmin në Shqipëri flet dhe për bunkerët.

“Bunkerët nga epoka e pasluftës së liderit komunist Hoxha, në kryeqytetin e Tiranës, janë hapur për publikun, si vend që shqyrton të kaluarën e saj komuniste”-shkruan britanikja.

Gjithashtu dhe Loney Planet përshkruan në mënyrë të hollësishme atë çka ka qenë provë e historisë shqiptare komuniste duke i shtuar vlera të larta turistike.

“Shpenzoni vetëm disa ditë në Shqipëri dhe ju do të merrni një kuptim të asaj se si vendi ‘u mbyt’ në kthetrat e hekurta të diktaturës komuniste për gati 50 vjet”-shkruan ajo.

“ Toka, nga plazhe të mrekullueshëm, në luginat e thella, është e pasur ende, 25 vjet pas rënies së regjimit, me dhjetëra mijëra bunkerë, testament konkret për paranojën e Enver Hoxhës, i cili udhëhoqi vendin nga viti 1944 deri në vdekjen e tij në vitin 1985. Ato janë ndërtuar për t’i bërë ballë pushtuesve, të cilët kurrë nuk kanë ardhur dhe janë ende në këmbë. Dhe tani, pas një ekzaminimi të trashëgimisë së epokës komuniste, disa prej tyre kanë gjetur një rol të ri.”- vijon më tej artikulli.

Në vijim artikulli jep një shpjegim për Bunk’ art ku shkruan se “Hoxha akoma ka hijet e tij në këtë vend”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028642892837524
array(1) { ["section"]=> string(89) "turistet-terhiqen-nga-bunkeret-the-guardian-hoxha-akoma-ka-hijet-e-tij-ne-kete-vend-45201" }