Turisti çek bën të qajë drejtoreshën e agjencisë turistike me letrën e tij: Na gënjeve. Të lumtë.

Publikuar tek: fcb-bomb, më 20:30 04-07-2015 Turisti çek bën të qajë drejtoreshën e agjencisë turistike me letrën e tij: Na gënjeve. Të lumtë. Në foto: Dy turistët e vrarë

Drejtoresha e një agjencie turistike në Shqipëri i ka dërguar një e-mail ngushëllimi klientëve të saj çekë por si përgjigje ajo ka marrë një letër e cila siç thotë drejtoresha, e ka bërë të qajë dhe të ndjehet keq për vendin tonë. Ajo e ka ndarë letrën e turistit me emrin Zak në rrjetin social.

“Pershendetje Mati, Guida jone shqiptare në Sarandë dhe Gjirokastër!

Të të them faleminderit për ngushëllimin? Joooo, se pranoj kurrë një gjë të tille. Shqipërinë përmes syve dhe fjalëve të tua e pamë ndryshe...Na genjeve? Të lumtë! Ne të besuam dhe ua rekomanduam dhe miqve tanë.

Sot ndihem fajtor Matild se fjalët e mia dhe të gjithë atyre që rekomandojne vendin tuaj, sollën aty dhe këtë çift.

Po, ndihem fajtor se të besova ty… Matild të mbaj mend shum qarte: “Mirësevini në vendin tonë”. Unë jam guida juaj… Shqiptari shquhet për mikpritje dhe besë prandaj ndihuni rehat.

Fundi udhëtimit tonë dhe përsëri fjalët e tua: “ishte kënaqësi për mua të isha guida juaj. Ju uroj udhëtim të mbarë dhe ftojini miqt tuaj të vijnë e ta shijojnë Shqipërinë..”

Ti e mbajte fjalën tënde se udhetimi jonë shkoi shkëlqyeshëm.

Dhe unë e mbajta fjalën time, i rekomandova miqtë e mi, çekët e mbajnë fjalën. Ju vizitojnë dhe promovojnë.

Shqiptarët e tu çfarë bënë? Na prenë në besë..”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027719020843506
array(1) { ["section"]=> string(100) "turisti-cek-ben-te-qaje-drejtoreshen-e-agjencise-turistike-me-letren-e-tij-na-genjeve-te-lumte-15350" }