Turizmi bën inventarin: 1391 objekte kulturore të vizitueshme, ja si janë të shpërndara sipas qarqeve

Publikuar tek: ekonomi, më 17:31 15-08-2017 Turizmi bën inventarin: 1391 objekte kulturore të vizitueshme, ja si janë të shpërndara sipas qarqeve

Qeveria, së fundmi, nëpërmjet Ministrisë së Turizmit, ka bërë një inventar të objekteve kulturore në të gjithë vendin që paraqesin interes për t’u vizituar.

Database është me rreth 1391 objekte të shpërndara në 12 prefektura të vendit.

Sipas një database që ka ndërtuar Ministria e Ekonomisë dhe Turizmit, qarqet e Vlorës dhe Gjirokastrës kanë edhe numrin më të madh të objekteve kulturore të vizitueshme përkatësisht me nga 210 dhe 206 secila.

Më pas, për nga numri i madh i objekteve kulturore janë qytetet e Elbasanit, Tiranës, Beratit dhe Shkodrës.

Numrin më të ulët të objekteve e kanë qarqet e Kukësit, Dibrës dhe Lezhës.

Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Kulturës, vërehet një trend pozitiv i treguesve të ndryshëm (vizitorë dhe të ardhura) për sa i përket turizmit kulturor.

Më saktësisht, nga viti 2015 në vitin 2016, vizitorët në muze, parqe dhe monumente kulturore janë rritur me 17,5%, ndërkohë që të ardhurat e arkëtuara nga këto institucione janë rritur me 18,9%.

Vërehet që numri më i lartë i vizitorëve për vitin 2016 është i përqendruar në Parqet Arkeologjike, ndjekur më pas nga Monumentet e Kulturës dhe në fund nga Muzetë Kombëtare.

Bazuar në të dhënat e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, mbi hyrjet e shtetasve të huaj në vendin tonë, gjatë vitit 2016 në Shqipëri kanë hyrë gjithsej 4.735.511 shtetas të huaj.

Në këtë numër përfshihen të gjithë vizitorët që janë regjistruar nga sistemi TIMS i Policisë së Shtetit, përfshirë këtu edhe ata që kanë hyrë tranzit në vendin tonë. Numri vizitorëve të huaj ka një rritje prej 14,6% krahasuar me vitin 2015./ Monitor

Numri i objekteve kulturore sipas qarqeve
Qarku i Beratit 113
Qarku i Dibrës 64
Qarku i Durrësit 57
Qarku i Elbasanit 134
Qarku i Fierit 44
Qarku i Gjirokastrës 206
Qarku i Korçës 161
Qarku i Kukësit 38
Qarku i Lezhës 26
Qarku i Shkodrës 153
Qarku i Tiranës 185
Qarku i Vlorës 210
Totali 1391

tabela-turizmi-kulturor-ne-Shqiperi.png

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.040086984634399
array(1) { ["section"]=> string(105) "turizmi-ben-inventarin-1391-objekte-kulturore-te-vizitueshme-ja-si-jane-te-shperndara-sipas-qarqeve-89175" }