Turizmi shqiptar në Pragë, çekët në Shqipëri

Publikuar tek: kulture-art, më 12:20 27-02-2015 Turizmi shqiptar në Pragë, çekët në Shqipëri Drejtoresha e Pergjithshme e AKT Julinda Dhame

Panairi i “Holiday World “ në  Pragë u zhvillua nga 19 deri 22 shkurt 2015. Vendi ynë u përfaqësua me një stendë ku krahas AKT-së pjesë e stendës ishin edhe 4 agjenci private turistike. Gjatë ditëve të panairit pati një interes të konsiderueshëm nga ana e qytetarëve çekë ashtu sikurse edhe nga përfaqësuesit e bizneseve turistike. Stenda jonë  u vizitua nga grupe të tilla si përfaqësues të mediave, konsultantë turistike, agjenci të huaja turistike etj.

Lidhur me interesin e vizitorëve çekë ai ishte kryesisht i drejtuar ndaj turizmit të “diellit dhe detit“ si dhe drejt lehtësirave dhe çmimeve që ofron vendi ynë për turizmin. Stenda jonë  u vizitua gjithashtu edhe nga ambasadori i vendit tonë në Republiken Ceke,  Ilirian Kuka.

Këtë vit, panairi “Holiday World” në Pragë paraqiti disa risi. Një prej tyre ishte Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT), ku Drejtoresha e Përgjithshme  Znj.Julinda Dhame dha një intervistë për gazetën prestigjoze të udhëtimeve dhe turizmit, (e cila shpërndahet në 10 shtete të ndryshme, përfshirë edhe Cekinë)  Travel Trade (TTG,) duke folur mbi turizmin e qëndrueshëm, mikpritjen dhe bregdetin e paprekur shqiptar.

Cila është rëndësia e pjesmarrjes në këtë  panair për publikun çek dhe cilat janë të rejat që  ju do të pëzantoni në   “ Holiday  World “ Pragë?

Tregu turistik çek së bashku me atë të vendeve të  tjera të Europës Qëndrore është i  rëndësishëm për Shqipërinë.  Në jemi duke marrë pjesë  në panairin e turizmit “ Holiday Ëorld Prage “ 2015 me qëllim promovimin e produkteve dhe potencialeve turistike të vendit tonë kundrejt këtij tregu. Ky aktivitet është një rast i volitshëm për të prezantuar  qytetarëve çek  në radhë  të parë bregdetin ende i paeksploruar  dhe mjaft atraktiv të  vendit tonë.Krahas tij Shqipëria ka ende mjaft  për të  ofruar në  lidhje me turizmin, ku ndër të tjera dëshiroj të theksoj kushtet  mjaft të mira klimaterike, të cilat bëjnë të mundur një sezonalitet të gjatëlidhur me turizmin e “diellit dhe detit “, çmimet e arsyeshme të shërbimeve turistike që ofron vendi, prezencën e strukturave të kampingjeve të cilat kane filluar të shtohen, hoteledhe struktura  komode akomoduese dhe mbi të gjitha mikpritjen tradicionale shqiptare.

Gjatë viteve të fundit turistët nga Republika Ceke janë prezent në vëndin tonë.Sidomos në zonën e Alpeve të Shqipërisë dhe veçanërisht të interesuar për aktivitetet “outdoor”.  Lidhur me këtë lloj turizmi, ne tashmë ofrojmë një shteg prejmbi 60 km te markuar me sinjalistikë të nevojshme turistike për turistët të cilët dëshirojnë të marshojnë në luginën e Valbonës në alpet tona. Qeveria shqiptare është aktualisht duke investuar në sistemin e komunikimit rrugor në këto zona, me qëllim për t’i shndërruar ato në lehtësisht tëarritshme edhe për turistët .

Si do të arrini të tërhiqni vëmedjen e vizitorëve çeke gjatë ditëve të panairit?

Agjencia Kombëtare e Turizmit do të shfrytezojë ditët e këtij panairi për të siguruar informacionin e nevojshëm të gjithë personave të nteresuar për vendin tonë. Për këtë qëllim sëbashku me operatorët private turistike të cilët do ti kemi prezente në stendën e Shqipërisë do të organizojmë takime të ndryshme me vizitorë dhe profesionistë të fushës së turizmit. Vetë fakti që në stendë do të kemi operatorë private parakupton edhe përpjekjet dhe dëshiren tonë për lidhjen e kontratave të biznesit me subjektet çeke .

A është vendi i  juaj i përfshirë në zhvillimin e një turizmitë qëndrueshëm ? Nëse po në çfarë mënyre ?

Përsa i  takon kësaj pyetje, ne si institucion kemi nënshkruar një marreveshje me Institutin përRuajtien e Natyrës nëShqipëri ( INCA). Së bashku ne jemi duke punuar për tëpromovuar zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm, veçanërisht në zonatqë janëshpalluar si tëmbrojtura. Shqipëria ka 13 ParqeKombëtare dhe një numër tëkonsiderueshëm tëzonave të mbrojtura, çka kupton njëpotencial të larte për zhvillimin e turizmit në natyrë.Theksoj se veçanërsisht zona e gadishullit të Karaburunit dhe Ishullit të Sazanit kanë një rëndësi të posaçme në këtë drejtim .

Në fund të kësaj interviste ju ftoj“ te ndiqni rrugen tuaj “ duke ardhur si vizitorë në Shqipëri .

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zv.ministri Çuni ngatërron datën e krijimit të teatrit “Migjeni”, sivjet festohet 66 vjetori
Tedi Papavrami përballë publikut parisien me "Sebastian Bach" »
Article Logic
Execution time: 0.022742033004761
array(1) { ["section"]=> string(48) "turizmi-shqiptar-ne-prage-ceket-ne-shqiperi-4565" }